LAJMI I FUNDIT:

Në bregdetin shqiptar turistët po plaçkiten përmes përllogaritjes së euros në raport me lekun

Në bregdetin shqiptar turistët po plaçkiten përmes përllogaritjes së euros në raport me lekun

Pronarët e bizneseve, hotelieria, gastronomia dhe marketet në Shqipëri nuk janë mjaftuar me ngritjen enorme të çmimeve gjatë sezonit të sivjetmë turistik. Ata po përfitojnë edhe përmes mashtrimit të turistëve në përllogaritjen e valutës vendore në raport euron.

Ditëve të fundit në tregun e këmbimit valutor, leku u zhvlerësua ndjeshëm në raport me valutën e përbashkët evropiane dhe ai sot këmbehet 110.55 lek për 1 euro.


Mirëpo, objektet hoteliere, restorantet, marketet dhe shërbimet të tjera përgjatë bregdetit të  Shqipërisë vazhdojnë të plaçkitin turistët, duke e këmbyer euron në raport me lekun për 10 për qind më ulët, raporton Telegrafi.

Kudo që turistët marrin shërbime hoteliere dhe gastronomie atyre 1 euro, në raport me lekun iu llogarituet 1 me 100.


Kuponi i pagesës së një kafeje në një lokal në bregdetin shqiptar, ku sot një euro është përllogaritur me 100 lek 

Kjo është një dëshmi se nikoqirët e turistëve (shumica shqiptarë të Kosovës) nuk po mjaftohen me çmimet enorme për shërbimet e fjetjes, çadrave, ushqimit dhe pijeve, por duhet plaçkitur edhe përmes mashtrimit në këmbimin valutor.

Mijëra qytetarë të Kosovë janë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt bregdetit shqiptar. Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për 24 orët e fundit, tregojnë për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori