LAJMI I FUNDIT:

Në Brazil mbahen tubime të mëdha pro-demokracisë për të dënuar rebelët që sulmuan ndërtesat qeveritare

Në Brazil mbahen tubime të mëdha pro-demokracisë për të dënuar rebelët që sulmuan ndërtesat qeveritare

Dhjetëra mijëra njerëz në Brazil kanë mbajtur mitingje pro-demokracisë, në një përgjigje të zemëruar ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Në qytetin më të madh të vendit, São Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave të së dielës në kryeqytetin Brasília.


Ato erdhën një javë pasi Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva u betua pas zgjedhjeve të tetorit që ndanë Brazilin.

Të hënën në mbrëmje, lideri i ri 77-vjeçar – i njohur gjerësisht si Lula – vizitoi ndërtesat e dëmtuara të Kongresit, pallatit presidencial dhe Gjykatës së Lartë së bashku me guvernatorët e vendit, duke dënuar “aktet terroriste” dhe duke u zotuar të ndëshkojë autorët.

Bolsonaro, 67 vjeç, nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e fundit dhe shkoi në SHBA përpara dorëzimit më 1 janar.

Të hënën, ai u shtrua në spital në Florida me dhimbje barku. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Kalo në kategori