Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka mbajtur sot një fjalë rasti para ministrave dhe pjesëmarrësve të tjerë në Samitin e Ministrave të Bujqësisë, që po mbahet në kuadër të Forumit Global për Ushqim dhe Bujqësi, në Berlin të Gjermanisë.
Në fjalën e tij në forum, që kishte për temë ‘Si të ushqejmë qytetet?’, Krasniqi tha se Kosova po bën përpjekje që të ruajë tokën bujqësore dhe të ndalë urbanizimin e egër edhe në zona të mira për kultivimin e prodhimeve të ndryshme bujqësore.
Ai shtoi se ka një trend të rritjes së interesimit për t’u marrë me bujqësi dhe bashkë me këtë ai tha se po rriten edhe investimet nga Qeveria, partnerët tjerë dhe vet sektori privat.
Por, duke parë limitin e tokës bujqësore dhe depërtimin e zonave urbane në zonat rurale, ai tha se duhet përkushtim më i madh që toka bujqësore të ruhet. Në këtë drejtim, duke mbështetur deklaratën e Samitit, ministri kërkoi nga shtetet pjesëmarrëse që të angazhohen për të adresuar efektet evidente të urbanizimit rapid në bujqësi.
“Edhe pse sfidat që urbanizimi paraqet për bujqësinë janë të shumta dhe të ndryshme, unë mendoj se ato mund të përmblidhen në tri çështje prioritare: Migrimi nga zonat rurale në ato urbane; tranzicioni nga punësimi bujqësor në atë jobujqësor; transformimi i tokës bujqësore për shfrytëzim jobujqësor. Të gjitha këto çështje kërkojnë vëmendjen tonë dhe zbatimin e politikave konkrete kombëtare dhe ndërkombëtare për të lehtësuar efektet negative të urbanizimit rapid ndaj bujqësisë”, tha ministri.
Ndërkohë, në margjina të forumit, ai takoi homologun e tij gjerman, Christian Schmidt. Të dy ministrat biseduan për zhvillimin e sektorit në të dy vendet dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Ministri Krasniqi dhe ministri Schmidt janë takuar edhe me parë dhe kanë komunikim të vazhdueshëm, me qëllim të gjetjes së nismave konkrete të bashkëpunimit. Krasniqi e falënderoi homologun gjerman për gatishmërinë e treguar në vazhdimësi që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë.
Në këtë drejtim, Krasniqi tha se Kosova mund të jetë një vend i mirë për investitorët nga Gjermania, pasi ka potenciale të mira në bujqësi, në veçanti tek sektori i pemëve dhe perimeve, si dhe tek blegtoria.
Ministri gjerman, nga ana e tij, vlerësoi të arriturat e Kosovës në bujqësi duke theksuar se kjo dëshmon se vendi ka mundësi të mëdha që ta shfrytëzoj këtë sektor si një faktor të rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe punësim. Schmidt shprehi gatishmërinë që të ofrojnë mbështetje për Kosovën, duke përmendur edhe interesimin e vet kancelares Angela Merkel për këtë sektor, në mënyrë që agrobizneset kosovare të zhvillohen dhe që të krijohen bashkëpunime mes agrobizneseve nga të dyja vendet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Audi R8 kthehet si hibrid me 1,000 kuaj fuqi i bazuar në Lamborghini Temerario?

Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Ju ka ndodhur t’iu mbyllen dyert e veturave dhe të mbesin qelësat brenda? Këto janë dy metodat interesante për ta hapur veturën pa e thyer xhamin (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare