LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon orari, Gjilani e luan ndeshjen e parë në Kosovë ndaj Liepajas

Ndryshon orari, Gjilani e luan ndeshjen e parë në Kosovë ndaj Liepajas

Skuadrat e Kosovës i kanë mësuar sot (e martë) kundërshtarët për rrethin e parë në garat evropiane.

Drita si nënkampion do të luajë me Inter Turkun e Finlandës në Ligën e Konferencës, derisa Gjilani me Liepajan e Letonisë, ndërsa Llapi me Buducnostin e Malit të Zi.

Por, shorti deshi që të tria skuadrat tona ndeshjet e para t’i luajnë në udhëtim, derisa ato të kthimit në shtëpi.


Liga e Konferencës: Drita me Inter Turkun, Gjilani dhe Llapi më lehtë
Lexo po ashtu Liga e Konferencës: Drita me Inter Turkun, Gjilani dhe Llapi më lehtë

Duke marrë parasysh se vetëm stadiumi “Fadil Vokrri” i plotëson kushtet, atëherë UEFA ka vendosur që ndeshja e parë mes Liepajas dhe Gjilanit të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës me datën 7 korrik.

“Për shkak të mungesës së stadiumeve, ndeshja e parë do të luhet në Prishtinë ndaj SC Gjilanit, por ajo e kthimit më 14 korrik në shtëpinë tonë”, ka shkruar klubi letonez në faqen zyrtare.

Kësisoj, Drita dhe Llapi do t’i zhvillojnë dy ndeshjet e para në udhëtim më 7 korrik, derisa Gjilani në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori