LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i orës, kur ndodh dhe pse – cilat janë efektet në ekonomi, shëndet dhe jetën e përditshme

Ndryshimi i orës, kur ndodh dhe pse – cilat janë efektet në ekonomi, shëndet dhe jetën e përditshme

Nëse keni nevojë për të qëndruar në shtrat pak më gjatë, do të jeni shumë të lumtur të dëgjoni që nesër do të “fitoni” automatikisht një orë shtesë – dhe kjo falë ndryshimit të orës.

Megjithatë, ajo çfarë ne duam të tregojmë përmes këtij shkrimi është se kur ndodhë ndryshimi i orës, kur filloi një gjë e tillë, cilat janë arsyet dhe efektet e saj.

Kur ndryshojnë orët?


Orët kthehen mbrapa në ora 03:00, të dielës së fundit të tetorit. Kjo do të thotë se të gjitha orët janë kthyer në 02:00 në atë kohë.

Megjithatë, përcjell Telegrafi, ndërsa shumica e pajisjeve inteligjente automatikisht do të rregullojnë kohën, mos harroni të rregulloni alarmin tuaj, ose mund ta gjeni “veten të humbur” në shtrat!

Akrepat e orës sonte kthehen për një orë prapa: 12 orët më të bukura që ndodhen në qytete të ndryshme të Evropës
Lexo po ashtu Akrepat e orës sonte kthehen për një orë prapa: 12 orët më të bukura që ndodhen në qytete të ndryshme të Evropës

Siç edhe tanimë dihet, orët gjithmonë shkojnë përpara në fundjavën e fundit në muajin mars, dhe kthehen mbrapa në muajin tetor.

Por pse i ndryshojmë orët?

Sipas Mirror, përcjell Telegrafi, ideja për “kohën e kursimit të ditës” u propozua për herë të parë në vitin 1784 nga Benjamin Franklin, shpikës, shkencëtar dhe një burrështetas amerikan.

Megjithatë, po sipas Mirror, kjo u zbatua së pari gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe Austria, dhe më pas nga aleatët disa javë më vonë, për të kursyer përdorimin e qymyrit.

A ka akoma ndonjë përfitim nga ndryshimi i kohës?

Megjithëse flitet jo shumë, ka argumente për përfitimet ekonomike ose shëndetësore që ajo sjell.

Disa thonë se kursen energji, ndikon tek aksidentet në trafik dhe krim dhe është gjithashtu i mirë për bizneset.

Ndërkaq ata që janë kundër ndryshimit thonë se nuk është e qartë nëse janë bërë kursime të energjisë, ndërsa ekzistojnë edhe rreziqe të mundshme për shëndetin.

Megjithatë, disa studime sugjerojnë që shëndeti i fëmijëve do të përmirësohej nëse orët lëvizin përpara një orë.

Në këtë drejtim studiuesit kishin krahasuan 23,000 fëmijë të moshës 5 deri në 16 vjeç në Angli, Australi, SHBA, Norvegji, Danimarkë, Estoni, Zvicër, Brazil dhe ishulli Portugez Madeira.

Për të provuar efektin e dritës së ditës në nivelet e aktivitetit, fëmijët kishin veshur pajisje elektronike që matin lëvizjen e trupit.

Shkencëtarët zbuluan se nivelet totale të aktivitetit ditor të fëmijëve ishin deri në 20 për qind më të larta në ditët e verës sesa në ditët e dimrit kur errësira bie më herët.

A ka ndonjë efekt në jetën e përditshme?

Efekteve jetësore dhe ekonomike të ndryshimit të orës, një shkrim i ka kushtuar edhe mediumi prestigjioz britanik The Guardian.

Sipas këtij shkrimi, koha e kursimit të ditës, mendohet të ketë një ndikim në ekonomi, por përsëri është një pikëpamje e përzier.

Për shembull, industritë me pakicë dhe turizëm përfitojnë nga ora shtesë e dritës së ditës së mbrëmjes së verës.

Pse ndryshimi i orës sot gjatë natës mund të na bëjë keq?
Lexo po ashtu Pse ndryshimi i orës sot gjatë natës mund të na bëjë keq?

Përveç kësaj, është përmendur edhe efekti i saj në jetën e përditshme për të cilin aspekt i është vënë theksi çështjes kur ju gjendeni në komunikacion.

Kjo pasi që, zakonisht koha e pikut në komunikacion është midis 8 dhe 10 të mëngjesit dhe midis orës 03:00 dhe 7 të pasdites.

Kështu, kur orët lëvizin mbrapa në vjeshtë, kjo do të thotë se shumica e këtyre orëve të pikut të pasdites janë në errësirë.

Si pasojë, përcjell Telegrafi, më shumë aksidente ndodhin për arsye të ndryshme në kulmin e pasdites sesa në kulmin e mëngjesit, dhe studimet kanë sugjeruar që kthimi i orëve mbrapa në vjeshtë mund të rrisë numrat e aksidenteve.

Sa i përket asaj nëse mbështetet ndryshimi i orës është bërë e ditur se 44 për qind thonë se ata do të preferojnë të mbajnë sistemin aktual të ndërrimit të orëve para dhe mbrapa dy herë në vit, përkundrejt 39% që do të donin për ta hequr atë.

Megjithatë, ndonëse çdo vit, në mëngjesin e së dielës së fundit në tetor, e gjithë Evropa kalon nëpër të njëjtin ritual, kjo mund të mos zgjasë edhe për shumë gjatë.

Kjo pasi që në mars të vitit 2019, Parlamenti Evropian miratoi një propozim që do t’i jepte fund ndryshimeve të orës dy herë në vit.

Nëse kalohet nga shtetet anëtare dhe bëhet ligj, do të thotë që të gjithë do të ndryshojmë orët tona për herë të fundit në mars ose në tetor të vitit 2021. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori