Jeta e një gruaje ndryshon në mënyrë drastike pas lindjes, sepse ajo duhet të mbajë përgjegjësi si për veten, ashtu edhe për fëmijën e saj.
Ndryshime të mëdha ndodhin në trupin e një nëne të re, shkencëtarët pretendojnë se ato e kanë të vështirë pasi qelizat e një foshnje të porsalindur mund të qëndrojnë me të gjatë gjithë jetës së saj, transmeton Telegrafi.

Bright Side mësoi se si trupi i një gruaje ndryshon pas lindjes:  Zëri ndryshon


Zëri i një gruaje që lind një fëmijë ndryshon, ai bëhet më i ulët dhe më monoton. Ky është përfundimi që arritën shkencëtarët nga Universiteti i Sussex. Një vit pas lindjes, zëri i një gruaje kthehet në frekuencën e saj fillestare.

9702860 72296710 8515bd0d04f9120f832cb2d499467be7d9242d27 1500 1 1549270628 728 3a4371a06e 1549367455

Ankthi rritet

Nënave të reja u thuhet shpesh se duhet të qëndrojnë të qeta dhe paqësore, megjithatë, e vërteta është se është e pamundur. Zakonisht, një grua që lind një fëmijë frikësohet dhe e shqetësohet për gjithçka. Por, kjo është normale. Nuk është gruaja që është jashtëzakonisht nervoze por, hormoni oksitoksinë që vazhdon të rrisë nivelin e saj të ankthit.

9702910 72285860 9c0afa521ee16f1f9bc15610d8ad8611caedb470 1500 1 1549270344 728 16f8970688 1549367455

Truri funksionon më mirë

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë bëhen më të zgjuara pas lindjes së fëmijëve. Truri bëhet më i madh për të përmbushur nevojat jo vetëm të nënës por, edhe të nevojave të foshnjës. Kjo është arsyeja pse nënat e reja mund të jenë punëtore më të mira sesa kolegët e tyre që nuk kanë fëmijë.

9702960 72295960 5933a4a3726d8fb872a65eb1bc9c0238fcb8f772 1500 1 1549270574 728 7008390866 1549367455

Trupi bëhet gati për një shtatzëni të re

Sistemi imunitar i një gruaje zvogëlohet në mënyrë drastike gjatë shtatëzanisë, është e nevojshme për të parandaluar trupin që të refuzojë qelizat e huaja të fetusit dhe abortet. Shkencëtarët kanë zbuluar që këto qeliza mbeten në trupin e nënës edhe 4 - 5 vjet pas lindjes dhe ato janë të gatshme të mobilizojnë trupin sa më shpejtë që të jetë e mundur në rast se zhvillohet një shtatzëni e re.

9703010 72291560 1237d25d2291ee15592d1256734ed2652d4f4bfa 1500 1 1549270418 728 dda7fa176b 1549367455

Trupi ripërtërihet

E gjitha është për shkak të gjakut të fetusit. Ai fillon proceset e rigjenerimit në trupin e nënës. Qelizat embrionale ndihmojnë një grua shtatzënë të shërojë plagët dhe madje mund të parandalojë dhe shërojë sëmundje serioze.

9703110 72294060 851b9f0da9943f94a7de17c72d9b5ad1c059011f 1500 1 1549270466 728 1924a1b3a5 1549367455

Rreziku për kancer zvogëlohet

Mekanizmi që mbron gratë nga disa lloje të kancerit "ndizet" pas lindjes në trupin e një gruaje. Për shembull, gratë që lindin foshnjat e tyre në një moshë më të re kanë një rrezik më të ulët për të marrë kancer të vezoreve. Rreziku zvogëlohet me çdo shtatëzani të plotë. Vajzat që u bënë nëna para 25 vjeç dhe ushqeheshin me gji bebet e tyre janë më pak të ndjeshme ndaj kancerit të gjirit. /Telegrafi/