LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime rrënjësore në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale në Maqedoni

Ndryshime rrënjësore në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale në Maqedoni

Reformat në media janë pjesë e programit të Qeverisë, por edhe pjesë e Prioriteteve urgjente në reforma dhe Planit 3-6-9 dhe reazlizimi i këtij vendimi, siç thuhet në dokumente të ndryshme të Qeverisë dhe organizatave mediatike, do ta çlirojë tregun e mediave nga intervenime dhe distorzione, siç bënte qeveria parprake, e cila me këto ndërhyrje krijonte ndikim të fuqishëm në atë treg me dhjetëra miliona euro.

Por reforma e vërtetë dhe më e madhe duhet të ndodhë me ndryshimet në njërin nga ligjet kyçe për mediat – Ligji për shërbime audio dhe audiovizuale.

Pas përvojës shumëvjeçare gjatë së cilës u vërejtën dobësitë e këtij ligji dhe pas shumë vërejtjeve dhe sugjerimeve të dorëzuara nga organizatat mediatike, Qeveria tanimë i ka përmbledhur ndryshimet e planifikuara dhe ka krijuar një tekst të konsoliduar. Këto ndryshime të ligjit janë dorëzuar deri te organizatat e sektorit të mediave më 31.08.2017 dhe është dhënë afat shtesë prej 7 ditësh për vërejtje përfundimtare dhe më pas të miratohet nga Qeveria dhe më pas të kalojë për votim në Kuvend.


Ndryshimet kryesore do të ndodhin në rregullativën Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) dhe në rregullativën e Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM).

Në ASHMAA, ndryshohet mënyra e zgjidhjes dhe kohëzgjatja e mandatit të Këshillit të ASHMAA, mënyra dhe kriteret për zgjidhje të drejtorit të Agjencisë dhe kompetencat që ka, në kuptim të autorizimeve dhe mbikëqyrjes së punës së mediumeve audio dhe audiovizuale.

Në RTM, ndryshimet janë: ndalja e taksës radiodifuzive, ku kompensim do të bëhet nga buxheti i shtetit, pika e dytë është mënyra e propozimit dhe zgjidhjes së anëtarëve të Këshillit të programeve në RTM, që është organ kyç për zgjidhjen e personave në pozitat udhëheqëse të shërbimit publik radiodifuziv.

Elementi më i rëndësishëm tek ndryshimet në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe Radio Televizionin e Maqedonisë është ajo se me këtë propozim kërkohet shumicë e dy të tretës së votave për zgjidhje të kandidatëve, për dallim nga standardi i deritanishëm ku zgjidhja bëhej me shumicë të thjeshtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori