LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit, përfaqësues të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit takohen sot

Ndotja e ajrit, përfaqësues të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit takohen sot

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot Ministria e Mjedisit dhe ekipet e komunës do të takohen për të shqyrtuar reduktimet në trafik dhe subvencionimin e transportit publik në kohë të caktuara.

Ndotja e ajrit: Të mërkurën protestë në Prishtinë
Lexo po ashtu Ndotja e ajrit: Të mërkurën protestë në Prishtinë

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka kërkuar edhe nga Instituti i Shëndetit Publik që në përputhje me Ligjin të lëshojnë udhëzime për qytetarët se si duhet të veprojnë në raste të vlerave të larta.

Ahmeti: Dragodani, vendi më i ndotur në Prishtinë për shkak të afërsisë me termocentralet e Obiliqit
Lexo po ashtu Ahmeti: Dragodani, vendi më i ndotur në Prishtinë për shkak të afërsisë me termocentralet e Obiliqit

Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:


“Pas takimit të javës së kaluar, Ministria e Mjedisit dhe ekipet e Komunës do të takohen nesër për të shqyrtuar reduktimet në trafik dhe subvencionimin e transportit publik në kohë të caktuara.

Po ashtu, si kryetar i Komunës së Prishtinës po kërkoj nga Agjencia e Mbrojtjes se Mjedisit publikimin e të dhënave zyrtare për cilësinë e ajrit sipas Ligjeve në fuqi, në mënyrë që edhe politikat të zbatohen në përputhje me të dhënat. Po ashtu do të ishte mirë që Agjencia të mbaj një konferencë vetëdijësuese ku shpjegon se çfarë domethënie kanë vlerat e ndryshme që maten.

Kërkojmë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik që në përputhje me Ligjin të lëshojnë udhëzime për qytetarët se si duhet te veprojnë në raste të vlerave të larta.

Krejt në fund, kam kërkuar nga Kryesuesi Agim Kuleta që ta thërret mbledhjen e jashtëzakonshme për të enjten ose të premten sipas ligjit, për t’i diskutuar këto dhe masa të tjera që mund të ndërmarrim. E falënderoj edhe asamblistin Havolli për kërkesën.

Ftoj edhe Kuvendin e Republikës të organizojë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori