Pasi i keni ndarë rrugët me personin me të cilin keni qenë në lidhje serioze, shanset janë se ai do të përpiqet të rikthehet në jetën tuaj.
Dhe kur ta bëjë këtë, kjo është ose për shkak se e ka kuptuar rëndësinë që e keni pasur tek ai, ose për shkak se i mungoni, ose për shkak se ju ka gënjyer dhe ka luajtur me ndjenjat tuaja përgjatë tërë këtyre viteve dhe dëshiron të vazhdojë ta bëjë këtë, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni ende emocionalisht e lidhur për atë person, shumë lehtë mund të bëheni viktimë e ndjenjave tuaja dhe ta lini atë të rikthehet.
Normalisht se do të keni në mendje qindra apo mijëra pyetje: A e meriton një shans të dytë? A ka ende ndjenja për mua? A ka ndryshuar?
Jeni e vetmja që mund ta gjeni përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe ta vendosni se a dëshironi që vërtet ta lini të rikthehet në jetën tuaj.
Por, nëse vendosni të riktheheni me të, janë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh:
JENI NDARË ME TË PËR NJË ARSYE
Ndoshta nuk i keni toleruar gënjeshtrat e tij, lojërat e ndryshme dhe manipulimin. Ndoshta thjesht s’keni mundur më ta përballoni lidhjen toksike. Ose, thjesht, ndoshta vetëm i keni ndarë rrugët.
Cilado që të ketë qenë arsyeja, ju nuk keni vendosur brenda nate të ndaheni.
Ndarja ka ardhur si pasojë e mënyrës se si ju ka trajtuar dhe si pasojë e dhimbjes emocionale që jua ka shkaktuar.
Kjo është arsyeja se përse asnjëherë nuk duhet ta harroni atë se përse i keni dhënë fund lidhjes.
JUA KA TRADHTUAR BESIMIN
Çdo lidhje e shëndetshme, e fortë dhe e lumtur bazohet në besim të ndërsjellë.
Posa personi që e dashuroni jua thyen besimin, ju bëheni e dyshimtë për çdo gjë që e thotë apo e bën.
Ju dyshoni në premtimet e tij, arsyetimet, e madje edhe në komplimente.
Besimi te personi që e dashuroni është i domosdoshëm për lidhje të mirë e afatgjate.
Prandaj, nëse me plot zemër nuk mund t’i besoni ish- partnerit, patjetër se nuk duhet ta lejoni të rikthehet në jetë.
DISA NJERËZ NUK DUAN TË NDRYSHOJNË
Njerëzit që janë manipulues, egoistë dhe të pa sinqertë nuk duan të ndryshojnë – atyre thjesht u pëlqen vetja ashtu siç janë.
Nëse ish- partneri i përshtatet këtij përshkrimi, duhet ta dini se e ka të pamundur të ndryshojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Vetëm pa panik: Çfarë të bëni kur fëmija vjell?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë