Të shpëtosh një qen që është ngjitur në “maje” të një peme, sigurisht se nuk është në plan të parë për ekipet e zjarrfikësve të Sakramentos në SHBA.

Megjithatë ata i dolën nga ndihmë Cher Terston, kur qeni i saj dyvjeçar derisa po ndiqte një mace kishte përfunduar në një pemë mbi katër metra të lartë, transmeton Telegrafi.


2 87

Qeni Baby duke ndjekur macen kishte përfunduar në një degë mjaft të lartë të pemës, dhe problemi më i madh ishte krijuar kur nuk diti të zbret në tokë.

3 55

Pronarja e frikësuar kërkoi ndihmë nga zjarrfikësit, të cilët përdorën shkallët për ta zbritur në tokë qenin. Ndërkaq macja ka shfrytëzuar këtë moment shpërqendrimi që të ikë nga vendi i ngjarjes, dhe t’i shpëtojë dhëmbëve të mprehtë të qenit. /Telegrafi/

4 39

5 24