Huadhënësi më i madh spanjoll Santander raportoi humbjen e parë tremujore në historinë e tij 163-vjeçare në vlerë prej 11.1 miliardë euro.

Kjo pasqyrohet si zhvlerësim i kredive dhe zbritja e vlerës së disa pasurive në 12 miliardë euro, përcjell Telegrafi.


Gjysma e këtyre të fundit kanë të bëjnë me degën e Santanderit në Britani të Madhe.

Banka e dytë më e madhe në Evropë aktualisht merr vlerësimin e përgjithshëm prej 6.1 miliardë euro.

santander group shares

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2020, fitimet themelore në Santander në Britani të Madhe, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u ulën me 76 për qind, krahasuar me rënien prej 64 për qind në Spanjë dhe një rënie prej 56 për qind në SHBA. /Telegrafi/