LAJMI I FUNDIT:

Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, flakët u përhapën dhe dogjën dhjetëra hektarë në Levan, arrestohet 42-vjeçari

Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, flakët u përhapën dhe dogjën dhjetëra hektarë në Levan, arrestohet 42-vjeçari

Shtetasi F.Rr. është vënë në pranga si përgjegjës për zjarrin në fshatin Levan të Fierit, ku flakët u përhapën në zonë, pasi ai tentoi të digjte disa barishte në tokën e tij.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, Fabio Rrapaj 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier.

42-vjeçari, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.


Autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, gjatë këtij sezoni, janë vënë në pranga 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Lajme
Kalo në kategori