Kosova ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2-0.

Në një stadium armiqësor, ku ndeshja u ndërpre për më shumë se gjysmë ore, Kosova nuk ia doli të marr pikë.
Se çfarë ndodhi, para dhe gjatë ndeshjes, minutë pas minute mund ta lexoni këtu.


12/09/2023 23:32-Mbyllet ndeshja

Rumania fiton me rezultat 2-0 ndaj Kosovës.

12/09/2023 23:29-Rumania shënon sërish

90'+2 Valentin Mihaila shënon golin e dytë për Rumaninë.

12/09/2023 23:25

89' Florent Muslija me gjuajtje të fortë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

12/09/2023 23:22

86' Dresvic gjuan, topi devijohet, nga mbrojtja, rrjetë e jashtme.

12/09/2023 23:21

85' Kosova me super rast. Loshaj preferon gjuajtjen para pasimit, mbron Moldovan.

12/09/2023 23:19-Shënon Rumania

83' Rumunët shënojnë. Stanciu godet nga brenda zonës, topi godet shtyllën dhe futet në portë.

12/09/2023 23:11

74' Dresvic gjuan nga distanca, por porieri Moldovan mbron.

12/09/2023 23:09

73' Kosova po tenton me kundërsulme, por e vështirë.

12/09/2023 23:01

66' Dominim i Rumanisë, por Dardanët po mbahen mirë.

12/09/2023 22:57-Aro Muric pret penalltinë

61' Nicolae Stanciu gjuan, Aro Muric mbron penalltinë.

12/09/2023 22:55

58' Gjyqtari akordon penallti për Rumaninë. Po rishikohet VAR dhe vendoset për penallti.

12/09/2023 22:50

53' Valon Berisha dhe Milot Rashica largohen nga loja, Florent Hadërgjonaj dhe Florenet Muslija në fushë.

12/09/2023 22:44

47' Alibec gjuan, Muric mbron.

12/09/2023 22:41-Nis pjesa e dytë

12/09/2023 22:27-Mbyllet pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë mes Rumanisë dhe Kosovës me rezultat 0-0.

12/09/2023 22:25

45' Ndëshkohet edhe përzgjedhësi Primoz Gliha pas ankesave drejt gjyqtarit.

12/09/2023 22:21

42' Kosova mbetet me dhjetë veta, Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Screenshot 17 4

12/09/2023 22:20

42' Edon Zhegrova humb rastin e ndeshjes. Gjuan fuqishëm, por topin shkon ngjitur me shtyllën.

12/09/2023 22:19

40' Rumunët kërkojnë penallti, por loja duhet të vazhdojë.

12/09/2023 22:16

38' Coman gjuan mbi portë nga goditja e dënimit.

12/09/2023 22:12

31' Tollovi mes lojtarëve. Rrahmani dhe Puscas ndëshkon me të verdhë.

Screenshot 16 6

12/09/2023 22:07

28' Gbaim i rumunëve, Bancu kthen topin gabim te Muriqi i vetëm me portierin, gjuan drejt porte, por Dragusin largon nga vija topin.

12/09/2023 22:05

25' Bancu i ik markimit të Zhegovës dhe gjuan, por për fat jashtë porte.

12/09/2023 22:04

25' Bernard Berisha asiston bukur te Milot Rashica, por ky nuk e ndjek pasimin.

12/09/2023 22:03

21' Hagi rrezikon pas gabimit të Paqaradës, por gjuan jashtë zone.

12/09/2023 21:58

19' Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë, pas Bernard Berishës.

12/09/2023 21:56

18' Vazhdon ndeshja nga ata minuta ku ishte ndërprerë.

12/09/2023 21:52-Lojtarët kthehen në fushë dhe gati ndeshja të fillojë

Lojtarët janë kthyer në fushë dhe po kryejnë nxehjet para se ndeshja të fillojë.

Screenshot 15 6

12/09/2023 21:42-UEFA: Ndeshja u pezullua për shkak të sjelljeve diskriminuese

Faqja zyrtare e UEFA-s ka shkruar se ndeshja është pezulluar për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët.

12/09/2023 21:37-Ndeshja do të vazhdojë brenda disa minutash

Lojtarët e Rumanisë dhe Kosovës do të kthehen në fushë brenda disa minutash, por me kushtin që skenat e tilla nuk duhet të përsëriten.

Nëse ndodh kjo ndeshja mund të ndërpritet dhe të mos vazhdojë.

12/09/2023 21:31-Policia po negocion me ultrasit

Gjatë gjithë kësaj kohe ultrasit e “Të Bashkuar nën Trengjyrëshin” vazhdojnë negociatat me policët. Mbështetësit e tjerë në Arenën Kombëtare nuk e miratuan sjelljen e ultrasve.

Andrei Preda, i njohur si "Gogoasa", kreu i “Peluza Sud Craiova”, është në qendër të ulrasve.

Screenshot 14 6

12/09/2023 21:30-Razvan Burleanu dhe Agim Ademi kanë zbritur në dhomat e zhveshjes

Razvan Burleanu, presidenti i Federatës Rumune të Futbollit dhe ai i futbollit të Kosovës, Agim Ademi zbritën nga pjesa e epërme e stadiumit dhe shkuan në dhomën e zhveshjes.

Është duke u mbajtur një takim me delegatin e ndeshjes, ku do të merret vendimi.

12/09/2023 21:11-Parulla për të cilën u ndal ndeshja

"Kosova është Serbi" u pa pas portës së ekipit tonë.

fab3a5a1 106b 40ef 8b8e 6e4d459eaa42

12/09/2023 21:08

17' Lojtarët qëndruan fillimisht te vija për të larguar pastaj pasi gjyqtari francez, Willy Delajod iu tha të largohen drejt zhveshtoreve.

Screenshot 2023 09 12 211032

12/09/2023 20:56

9' Zhegrova gjuan nga e djathta, por Moldovan mbron.

12/09/2023 20:55

8' Kosova aksion të bukur nga e djathta, Rashica ndalet në mënyrë të palejuar. Butca ndëshkohet me të verdhë.

Screenshot 10 15

12/09/2023 20:46-Fillon ndeshja

1' Ka filluar ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës.

12/09/2023 20:40-Gjithçka gati, ekipet dalin në fushë

Lojtarët e Rumanisë dhe Kosovës kanë dal në fushë për ndeshjen.

Screenshot 8 14

12/09/2023 20:13-Një futbollist largohet në momentet e fundit, ndryshojnë edhe numrat te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në kualifikueset për Euro 2024.

Dardanët do të përballen me Rumaninë në kryeqytetin rumun Bukuresht me fillim nga ora 20:45.

Interesant është fakti se trajneri Primoz Gliha nuk e ka në dispozicion për këtë sfidë sulmuesin Arbër Zeneli.

Lexo lajmin e plotë... 

Screenshot 2023 09 12 201022

12/09/2023 20:05-Formacionet zyrtare, Rumani – Kosovë: Gliha vetëm një ndryshim nga ndeshja e fundit

Rumania: Moldovan, Raţiu, Draguşin, A. Burca, Bancu, Cicaldau, Screciu, N. Stanciu, I. Hagi, Puşcaş, Fl. Coman.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Pararada, V. Berisha, Loshaj, B. Berisha, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

12/09/2023 19:11-Gjyqtarë francezë për ndeshjen Rumani – Kosovë

Ndeshjen e sotme mes Rumanisë dhe Kosovës do ta gjykojë francezi Willy Delajod.

Asistentët e tij do të jenë Erwan Finjean dhe Philippe Jeanne, ndërsa në VAR janë dyshja Benoit Millot dhe Stéphanie Frappart.

willi

12/09/2023 18:19-Rumunët të zhgënjyer, nuk e mbushin as gjysmën e stadiumit për ndeshjen me Kosovën

Stadiumi “Arena Nationala” ku do të zhvillohet ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka kapacitet prej afër 54 mijë shikues.

Por për ndeshjen e sotme që është e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”, nuk janë shitur edhe aq shumë bileta.

Sipas Gsp.ro deri më tani janë shitur 27 mijë bileta, pasi interesimi i tifozëve rumun është shumë i vogël për këtë përballje, pas barazimit të Rumanisë ndaj Izraelin (1-1).

arenanationala top

12/09/2023 18:19-Ndeshja Rumani – Kosovë, parashikim, analizë dhe statistika

Rumania pret Kosovën në stadiumin nacional në Bukuresht në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Kosova është vënë pas fitores së parë dhe kjo ndeshje do të jetë vendimtare për rrugëtimin e tyre, ndërsa Rumania mbetet në garë për një vend nga dy vendet e para.

Lexo parashikimin, analizën dhe statistikat... 

rumani kosove

12/09/2023 18:17-Vlera e skuadrave të Kosovës dhe Rumanisë para përballjes së sotme – Dardanët më të vlefshëm

Përfaqësuesja e Kosovës është më e vlefshme sesa ajo e Rumanisë thuajse sipas vlerave të lojtarëve të skuadrave të ftuara për këtë ndeshje.

Kosova është mysafire e Rumanisë në takimin e vlefshëm kualifikues për Euro 2024, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Arena Nationale’ nga ora 20:45.

Të dy ekipet janë thuajse të kompletuara dhe me shumë lojtarë të njohur pjesë e formacioneve dhe ekipeve në përgjithësi.

Lexo lajmin e plotë... 

Kosova vs Rumania 1

12/09/2023 18:16-Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Gliha me dy ndryshime

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka ndarë tashmë mendjen për ekipin e Përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sotme (e martë) në udhëtim ndaj Rumanisë.

Telegrafi mëson se slloveni Gliha do të bëjë dy ndryshime në formacion, por që do të vazhdoj t’i mbetet besnik skemës së tij 4-4-2.

12/09/2023 18:15-Rumania pritet të bëjë pesë ndryshime në formacion ndaj Kosovës

Kosova do të luajë si mysafir i Rumanisë të martën nga ora 20:45 në ndeshjen e vlefshme për EURO 2024.

Kur kanë kaluar gjysma e ndeshjeve, Rumania është në vendin e dytë në renditje me 9 pikë, ndërsa Kosova  ka 4 pikë.

Lexo lajmin e plotë... 

rumania kosova 1 1

12/09/2023 18:13-Albion Rrahmani i gatshëm për debutim: Edhe pse luaj këtu, dua t’i shënoj Rumanisë

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani që u transferua te Rapid Bukuresht në afatin kalimtar të verës nga Ballkani, ka treguar formë shumë të mirë me katër gola në dy ndeshjet dhe mediat rumune i frikësohen shumë.

Rrahmani ka dhënë një intervistë ekskluzive për mediumin rumun Digi Sport ku ka thënë se dëshiron të shënojë gol ndaj kolegut të tij te Rapid, portierit Horatiu Moldovan.

Lexo lajmin e plotë...

albion rrahmani 2

12/09/2023 18:12-Mediumi rumun: Klubi i Poli Iasi i dha një të shtyrë në karrierë Florjan Loshajt

Florian Loshaj, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani janë tre lojtarët që luajnë te Përfaqësuesja e Kosovës dhe e njohin futbollin rumun, ndërsa mediat nga ky vend i shohin si rreziqet kryesore për ndeshjen e së martës.

Kosova luan si mysafir i Rumanisë të martës nga ora 20:45, një duel shumë i fortë dhe i rëndësishëm për të dyja ekipet.

Në Prishtinë rezultat ishte 0-0 dhe tani Kosova shkon në Bukuresht e detyruar për të fituar, pas nuk dëshiron të heq dorë nga ideja për të luajtur në Euro 2024. Dëshmi është rikthimi, në fundjavë, me Zvicrën (2-2), shkruan medimumi rumun Gsp.ro.

Lexo lajmin e plotë...

loshaj 11212

12/09/2023 18:08-Rumania është ‘treni i fundit’ i Kosovës për një biletë në Euro 2024

Kosova arriti një barazim në sekondat e fundit ndaj me Zvicrës, duke e barazuar rezultatin në 2-2, duke marr kështu barazimin e katërt në këto eliminatore.

Ndaj helvetëve ishte ndeshje e veçantë, që kaloi mes emocioneve për disa prej futbollistëve të të dyja skuadrave.

Duke marr parasysh momentin që po kalonte Kosova, skuadra bëri një paraqitje mjaft pozitive, duke luajtur si e barabartë me kundërshtarin më të fortë në grupin I dhe një nga kombëtaret më të forta në botë, që asnjëherë në vitet e fundit nuk i ka kontestuar grupet e eventeve të mëdha, duke i kaluar ato.

Lexo lajmin e plotë...

kosova zvicra6  1

12/09/2023 17:41-Gazetari e pyet për parullat “Kosova është Serbi” – Mërgim Vojvoda i thotë ta shikojë logon që e ka në zemër

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte në krah të përzgjedhësit, Primoz Gilha në konferencë për media para ndeshjes Rumanisë.

Konferenca për shtyp e së hënën në Bukuresht nuk ka kaluar edhe pa pyetje provokuese nga gazetarët rumunë për shtetësinë e Kosovës.

Vojovoda u pyet se si e vlerëson sjelljen e tifozëve rumunë që kanë pasur mesazhe politike: “Kosova është Serbi”.

Lexo lajmin e plotë...

vojvoda rumani

12/09/2023 17:38-Gliha: Do të japim gjithçka për fitore, por Rumania është favorit

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gilha dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda, kanë qenë të pranishëm në konferencë për media para ndeshjes Rumanisë.

Gliha ka thënë se kanë ardhur për rezultat pozitiv në këtë ndeshje dhe do të japin gjithçka për ta arritur. Ai zbuloi se ka marrë informacione për lojtarët rumunë nga dyshja Ermal Krasniqi (CFR Cluj) dhe Albion RrahmanI (Rapid) që luajnë në elitën e futbollit rumun.

Lexo lajmin e plotë... 

gliha rumani

12/09/2023 17:37-Përzgjedhësi i Rumanisë e vlerëson si kundërshtar të vështirë Kosovën

Rumania dhe Kosova do të përballen të martën mbrëma në Bukuresht në ndeshjen më të rëndësishme të tyre për kualifikueset e Euro 2024.

Trajneri i Rumanisë, Edi Iordanescu është i bindur se përfaqësuesja që ai udhëheq mund ta mposht Kosovën dhe do të shkoj në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2024’.

Lexo lajmin e plotë...  

Iordanescu