Tiranës i shtohet një tjetër destinacion që pritet të thithë jo vetëm turistë të huaj, që duan të eksplorojnë natyrën e bukur që ofron zona e Petrelës, por dhe shumë të apasionuar pas sportit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi të parin “Zipline” në Shqipëri, që është njëkohësisht edhe më i gjati në rajon. Veliaj u shpreh se ky investim është një arsye më shumë për të dalë nga qendra dhe për të shijuar zonat rurale.
“Ssfida për ne ka qenë si te vizitojme Tiranen pertej sheshit Skënderbej, Bllokut, Pazarit te Ri dhe Kalasë. Sigurisht, filluam mirë me Liqenin e Farkës, por na duheshin ëndërrimtarë për të eksploruar edhe shtigjet e maleve në Farkë, në Shëngjergj, por edhe rrugët e shtigjet e biçikletave në Zall Bastar. Sot kemi realisht qershinë mbi tortë. I kemi dhënë arsye dikujt të dale nga asfalti i Tiranës, për të shijuar këtë zonë fantastike, që është zona e Petrelës”, tha Veliaj.
Ai u bëri thirrje agjencive turistike që të përfshijnë në guidat e tyre turistike dhe rrethinat e Tiranës, që ofrojnë jo vetëm histori, por dhe shumë eksperienca fantastike.
“Është një mundësi fantastike , një ftesë për agjencitë turistike që sjellin turistë, për të parë se Tirana, patjetër që ka pjesën e saj urbane, por ka edhe një begati, një pajë të madhe rurale në zonën e fshatit. Ndaj, për të kaluar një ditë ku, gjysma është aktivitet sportiv, dikush mund të vij me biçikletë, dikush mund të bëjë hiking, pastaj mund të marr zipline, mund të shikojë Kalanë e Petrelës, muret e Pesqopit dhe të ketë mundësi që të shijojë vërtet natyrën në ajër të pastër”, deklaroi ai.
Teksa përgëzoi dy të rinjtë për nismën e ndërmarrë, Veliaj theksoi se Tirana ofron tashmë një sërë aktivitetesh outdoor.
“Më vjen mirë që sot kemi thyer edhe një rekord. E kanë pasur deri dje shokët tanë nga Peja, por sot e kemi në Tiranë: ky zipline është edhe më i gjatë. Ftesa për të gjithë qytetarët është: tani nuk ka më justifikim se nuk kemi çfarë të bëjmë. Tani kemi triathlon në fund të Majit, në Liqenin e Farkës, kemi zipline këtu në Petrelë, kemi shtigjet hiking dhe biking në të gjithë zonën e Baldushkut, edhe në malësinë e Tiranës. Besoj se ju kemi dhënë çunave dhe gocave që jetojnë në Tiranë, edhe një mundësi për t’u marrë me sport, dhe për të shijuar pajën fantastike që na ka dhënë Zoti. E ardhmja i përket atyre që nuk dorëzohen dhe që nuk tërhiqen, dhe i rrinë asaj ëndrrës me fanatizëm deri në fund, deri sa ja dalin faqebardhë”, theksoi Veliaj.
Ideatori i këtij projekti Nadir Abdiu u shpreh se ajo që dikur mendohej si një çmenduri, sot është një realitet. Abdiu i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për mbështetjen në këtë iniciativë. Zipline Albania renditet mes 10 ziplineve më të mëdha në Evropë. Panorama që ofrohet është me një bukuri mahnitëse me kalanë e Petrelës, lumin Erzen dhe gjelbërimin./ATSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët