LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Sidney Poiter, njeriu i parë me ngjyrë që fitoi një ‘Oscar’ për ‘aktorin më të mirë’

Ndërron jetë Sidney Poiter, njeriu i parë me ngjyrë që fitoi një ‘Oscar’ për ‘aktorin më të mirë’
Sidney Poitier

Sidney Poitier ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Ylli i Hollywoodit ishte i njohur për filmat duke përfshirë “Guess Who’s Coming to Dinner”, “In the Heat of the Night” dhe ”Lilies of the Field”, për të cilat ai u bë njeriu i parë me ngjyrë që fitoi një ‘Oscar’ për ‘aktorin më të mirë’.

Yllit bahamian-amerikan iu dha automatikisht nënshtetësia amerikane pasi lindi në Miami.


Sidney Poitier (Foto: Getty Images)

Ai u rrit në Bahamas, por u shpërngul në Amerikë kur ishte 15 vjeç dhe shërbeu në Luftën e Dytë Botërore si adoleshent pasi gënjeu për moshën e tij.

Denzel Washington lavdëroi Poitierin kur ai u bë i dyti njeri me ngjyrë që fitoi aktorin më të mirë për filmin e vitit 2001 “Training Day”, duke thënë: “Unë do të të ndjek gjithmonë, Sidney. Unë gjithmonë do të ndjek hapat e tu. Nuk ka asgjë që do të preferoja të bëja”.

Në të njëjtën ceremoni, Poitier mori një çmim ‘Oscar’ për kontributin në kinematografinë amerikane.

Sidney Poitier (Foto: Getty Images)

Në vitin 1967, Poitier luajti në tre filma që trajtonin çështjen e marrëdhënieve racore: “To Sir, with Love”, “Guess Who’s Coming to Dinner” dhe “In the Heat of the Night”.

Ai ka qenë i përfshirë edhe në filmat e tjerë si: Porgy and Bess (1959), Paris Blues (1961), A Patch of Blue (1965), Sneakers (1992) and The Jackal (1997). /Telegrafi/

Sidney Poitier (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori