Sot (e mërkurë) ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.


“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, ka thënë Fazliu për Telegrafin.

88166241 10157257505984075 989133631148523520 n Leze Qena

Qena ishte pjesëmarrëse në filma e seriale të ndryshme vendore, rolet e panumërta të së cilës do të mbesin gjithmonë në mend.

Së fundmi, ajo ka qenë pjesë e serialit të njohur "Çka ka Shpija".

Leze ka lënë gjurmë të mëdha në kinematografinë kosovare dhe la pas vetes një karrierë të bujshme profesionale.  /Telegrafi/

Leze Qena 2 Leze Qena