LAJMI I FUNDIT:

Ndërroi jetë aktori i njohur shqiptar Sefedin Nuredini

Ndërroi jetë aktori i njohur shqiptar Sefedin Nuredini

Mbrëmë ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar nga Kumanova, Sefedin Nuredini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbledhja komemorative do të mbahet sot në Teatrin e Komedisë në ora 12.00, ndërkohë që varrimi do të bëhet në Varrezat e Butelit, Shkup në ora 14.00.

Nuredini është nga Kumanova, ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bën nga mesi i viteve 70 në Teatrin Shqiptar të Shkupit, atëherë Teatri i Kombësive, ku punoi deri në fund të jetës së tij./Telegrafi/