LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet testimi ndërkombëtar për 4.500 nxënës në Maqedoni, shkak greva e Qendrës shtetërore të provimeve

Ndërpritet testimi ndërkombëtar për 4.500 nxënës në Maqedoni, shkak greva e Qendrës shtetërore të provimeve

Qendra shtetërore e provimeve ka ndërprerë testimin ndërkombëtar të 4.500 nxënësve të shkollave fillore për shkak të grevës për paga më të larta dhe ka lënë në paqartësi mbi 15 mijë maturantë që duhet t’i nënshtrohen provimit të maturës shtetërore.

Mbrëmë mësuesit e klasave të katërta dhe të teta, klasat e të cilëve u përzgjodhën për testim, morën mesazhe se hulumtimi ndërkombëtar TIMSS që ishte paraparë të mbahej më 5 maj është shtyrë dhe do të mbahet pas datës 14 maj. Ky testim madhor duhet të përfundojë deri më 25 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

TIMMS (Trends in International Mathematics and Science Study) është një studim ndërkombëtar i matematikës dhe shkencës që mat njohuritë në klasat e katërta dhe të teta. Për këto studime shteti paguan tarifë për pjesëmarrje.


Javën e kaluar 29 punonjës të QSHP-së kanë nisur grevë deri në miratimin e Ministrisë së Financave për rritje të pagave, por nga asnjë ministri nuk ka pasur përgjigje nëse punonjësit e Qendrës së provimeve do të marrin paga më të larta.

Me grevën e QSHP, gjithashtu në paqartësi janë edhe 15.620 maturantë të cilët nuk e dinë nëse do t’i nënshtrohen në kohë provimit të maturës shtetërore, që është kërkesë ligjore për pranimin në universitet.

Më 27 maj duhet të mbahet provimi i parë ekstern – Gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët. Gjuhë dhe letërsi maqedonase janë regjistruar për të marrë 10.768, Gjuhë dhe letërsi shqipe 4380, gjuhë dhe letërsi turke 357 maturantë.

Ndërsa për më 10 qershor është planifikuar testimi i dytë ekstern. Është zgjedhor dhe maturantët patën mundësinë të zgjedhin nga shtatë lëndë. Provimet do të nisin në orën 10:00 ndërsa rreth 1700 testues do të përfshihen në zbatimin e provimit të maturës shtetërore. Nëse sesioni i qershorit realizohet (në kohë), maturantët të cilët nuk do ta kalojnë provimin e maturës, do të mund ta japin provimin në seancën e provimit të gushtit – më 9 dhe 11 gusht.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, ka kërkuar nga punëtorët që të mos e vënë në dyshim provimin e maturës shtetërore. Ai apeloi që bashkë me drejtorin të komunikojnë me institucionet e tjera dhe të presin Marrëveshjen e përgjithshme kolektive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Kalo në kategori