LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet shitja e Microsoft Lumia 950 XL

Ndërpritet shitja e Microsoft Lumia 950 XL

Amazon e ka konfirmuar se i ka ndaluar shitjet e Microsoft Lumia 950 XL në Mbretërinë e Bashkuar, dhe lajmi është bërë i ditur pasi operatori Carphone Warehouse ka ndërprerë shitjen e këtij modeli të telefonit nga Microsoft.

Carphone Warehouse nuk do ta shesë më këtë model pas disa problemeve harduerike që janë shfaqur me telefonin, dhe Amazon e ka lëshuar një deklaratë lidhur me këtë problem.

“Njësia nuk është më në shitje nga Amazon UK, pasiqë konsumatorët na kanë thënë se ka disa problem me inventarin e pajisjes, mënyrën se si ne e kemi shpërndarë atë, apo mënyrën se si është përshkruar këtu” thuhet në deklaratën e Amazon.

"Ne jemi duke punuar për ta zgjidhur këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Në ndërkohë, ju akoma mund ta gjeni këtë produkt në dispozicion nga shitësit e tjerë në këtë faqe."


Ndërsa, ende nuk ka detaje mbi kur kohën e kthimit të pajisjes në shitjet dhe në stokun e Amazon, Microsoft besohet se është duke punuar për ta rregulluar çdo çështje të mundshme me telefonin e saj.