Sado që ju duket e padëmshme dhe zgjidhje shpëtimtare, megjithatë ndarja e pilulave në pjesë më të vogla mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Përpirja e pilulës së vogël apo të madhe për shumicën është problem i vërtetë.


Arsyet janë të ndryshme, mirëpo shumica veprojnë kështu: e ndajnë përgjysmë pilulën apo e thërrmojnë dhe pastaj e përpijnë.

Farmacistët konstatojnë që kjo nuk është ide e mirë, transmeton Telegrafi.

CR Health AH Splitter on Mat 12 15

Ata thonë që mund të shfaqen efekte të padëshirueshme për shkak të dozimit të ndryshëm të ilaçit, posaçërisht kur është fjala për terapinë për diagnozat e çrregullimit bipolar apo te ata me zemër të sëmurë.

Tabletat janë të mbështjella me qëllim, që të parandalohet shkrirje e barnave në stomak. Madje, ato mbrojnë stomakun nga përbërësit agresivë të barnave.

Te diagnozat e tilla patjetër duhet të merret saktësisht sasia e përshkruar e ilaçit dhe se gjithsesi para se të vendosni krye në vete që të ndani përgjysmë ndonjë pilulë apo ta thërrmoni në pjesë më të vogla, duhet të konsultoheni me mjekun i cili jua ka përshkruar terapinë.

Në qoftë se keni probleme të mëdha me gëlltitjen e tabletave, mund të gjeni të ngjashme në formë të lëngshme. /Telegrafi/

1078702682 4684864623001 4684785377001 vs