Për shkak të reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në rrugë me lagështi.


Nga NP "Rrugët e Maqedonisë" thonë se ekipet e tyre janë vazhdimisht në terren dhe kujdesen për rrugët që të jenë të kalueshme.

Nga NP "Rrugët e Maqedonisë" bëjnë thirrje që vozitësit të jenë të kujdesshëm me shpejtësinë e veturave./Telegrafi/