Ndalohet një shtetas i Polonisë në vendkalimin kufitarë "Tabanoc"

MPB njofton se në vendkalimin kufitarë Tabanoc kanë ndaluar një shtetas nga Polonia, sepse në veturën e tij janë gjetur kërpudha me efekte psikotrope
"Më 04.12.2025 në orën 13:30 në vendkalimin kufitarë "Tabanoc", në hyrje të vendit, policia ka ndaluar K.O.M. (26) nga Polonia, sepse gjatë kontrollit kufitar dhe kontrolleve në automjetin e pasagjerëve "Audi" me targa kombëtare gjermane, në të cilin udhëtonte, u gjetën dhe u konfiskuan kuti kartoni me kërpudha me efekte psikotrope.
Ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga SPB Kumanovë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse", thonë nga MPB./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/12/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































