Ndalohet një 74-vjeçar në Gostivar, është sjell në mënyrë agresive ndaj një gjyqtare

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një person në Gostivar për shkak se është sjell në mënyrë agresive dhe ka kanosur një gjyqtare në Gjykatën e Gostivarit.
"Më datë 26.03.2025, në ora 08:45 në fshatin Leunovë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin L.V.(74) nga fshati Leunovë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm, se më 17.03.2025 në objektin e Gjykatës Themelore të Gostivarit, pas përfundimit të seancës gjyqësore, është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kanosur gjyqtaren J.B., e cila e ka udhëhequr rastin.
Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës", thonë nga MPB./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/03/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































