LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet grupi prej tetë personave që po bënin piknik me nargjile në park, në kohën kur të gjithëve po u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi

Ndalohet grupi prej tetë personave që po bënin piknik me nargjile në park, në kohën kur të gjithëve po u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi

Forcat policore e kanë ndaluar një grup prej tetë personave, që po bënin piknik në një park në Derbyshire, në kohën kur në Britani të Madhe është dhënë urdhri për të qëndruar në shtëpi, në përpjekje të ndalimit të përhapjes së coronavirusit.

Mësohet se ata kanë udhëtuar disa kilometra nga Manchester, Sheffield dhe Ipswich që të takohen së bashku në atë park për piknik, ku kishin marrë edhe nargjile si dhe shumë ushqime, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet imazhit ku ata shihen së bashku, policia po kërkon që të mos bëhen veprime të tilla, ndërsa është kërkuar që të gjithë të praktikojnë distancën sociale.


Ata i janë bindur pa ndonjë rezistencë kërkesës së policisë që të shpërndahen, ndërsa janë nisur që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Britania e Madhe është duke u përballur me përhapjen e coronavirusit, ndaj ka mbyllur shumë parqe dhe zona që shfrytëzohen për shëtitje, në përpjekje që t’i ndalojë grumbullimet e njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Amerika
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Botë
Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Turqia
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

Botë
Kalo në kategori