Ndalimi i punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” – Komuna e Prishtinës: Vendim me prapavijë politike

Zyrtarë komunal të Prishtinës kanë reaguar përmes një konference për media, ku theksuan se “kjo është bërë me tendenca politike për ta bllokuar transformimin e kryeqytetit”.
Ndërsa, në një reagim të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore i MKRS-së, thuhet se kanë pranuar njoftim për punime, ndërhyrje të pa-autorizuara në një zonë ku ka asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje, konkretisht në rrugën “Xhorxh Bush”, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës.
Drejtori për Planifikim në Komunën e Prishtinës, Arbër Sadiku, theksoi se projekti për sheshin “Xhorxh Bush” është në përputhshmëri të plotë me Planin Rregullues Urbanistik dhe sipas tij, kjo zonë parashihet të kthehet në rrugë për këmbësorë.
Ai shtoi se ky projekt është po ashtu edhe në përputhshmëri edhe me Planin Zhvillimor Urban të vitit 2013.
“Projekti është në përputhshmëri të plotë me planin rregullues urbanistik 2005/Qendra Dy, Gjithashtu është në përputhshmëri të plotë edhe me Planin Zhvillimor Urban të vitit 2013, ku e parasheh komplet aksin “Nënë Terezë”, deri tek flamuri në hyrje… Duke qenë krejt një situatë e papritur, ne bashkë me Zyrën Ligjore do ta shohim se cilat janë kompetencat e institucionit gjegjës për të marrë masa radikale çfarë i ka marrë, por nuk jemi në gjendje që sot të japim një përgjigje konkrete pasi që është çështje juridike të cilën do ta trajtojmë dhe do ta ndajmë me ju pastaj”, tha Sadiki.
Ai më tej ka thënë se punimet për projektin në fjalë, nuk cenojnë asetet e trashëgimisë arkitekturore.
“Punët të cilat ne i kemi të parapara me projektin në fjalë, jo që nuk cenojnë asetet e trashëgimisë arkitekturore por përkundrazi, kontribuojnë që ato asete e trashëgimisë të jenë pjesë e pandashme e qytetit. Mundësi me u vizituar, dhe është në të gjitha agjendat bashkëkohore të trashëgimisë arkitekurore moderne , theksoi ai.
Ndërsa, drejtori i Transformimit, Gëzim Kastrati, e ka cilësuar vendimin e inspektoratit si të padrejtë dhe të bazuar në standarde të dyfishta.
Kurse, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku ka thënë se ndalimi I punimeve nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka një tendencë politike për të bllokuar siç tha ai transformimin rrënjësor të kryeqytetit.
“Siç e dini inspektorati i Trashëgimisë Kulturore i ka ndaluar punimet më sheshin “Xhorxh Bush”, krejt kjo nuk është hera e parë që një proces i tillë po ndodhë, kemi rastin e unazës së jashtme, rasti i Ishullit urban që lidhë Arbërinë me platonë, dhe pastaj rastet tjera specifike si rruga A e kështu me radhë. Prandaj, sa i përket asaj se si Komuna e Prishtinës, respektivisht kryeqyteti me drejtorit përkatëse në mënyrën më të mirë të mundshme kanë përgatit projektin për sheshin “Xhorxh Bush”. Janë plotësuar të gjitha kërkesat që i takojnë procedurave administrative me i përmbushur dhe kësisoj është bllokuar edhe ky projekt i radhës që është kapital dhe i rëndësishëm për qytetin e Prishtinës”, theksoi ai.
Ndërsa, në një reagim të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore i MKRS-së, thuhet se kanë pranuar njoftim për punime, ndërhyrje të pa-autorizuara në një zonë ku ka asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje, konkretisht në rrugën “Xhorxh Bush”, që gjendet brenda Qendrës Historike të Prishtinës.
“Institucionet përgjegjëse për Trashëgimi Kulturore, QRTK Prishtina dhe IKMM, kanë konfirmuar se Komuna e Prishtinës apo drejtoritë përkatëse: Drejtoria e Urbanizmit, Drejtoria e Planifikimit Strategjik apo Drejtoria për Transformim të Komunës së Prishtinës nuk kanë kërkuar leje për punë siç e thotë ligji i trashëgimisë kulturore, kur punohet në afërsi të aseteve të Trashëgimisë Kulturore dhe zonave mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Më tej thuhet se “Prandaj, me datën 12.03.2025, Drejtori, Imer Hakaj dhe Inspektorët e Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore kanë kërkuar takim pune me Drejtoritë përkatëse të Komunës së Prishtinës dhe Institucionet e Trashëgimisë Kulturore. Pas takimit dhe informimit të tyre për këtë vendim, janë vendosur shenjat zyrtare për ndalim të punimeve. Vendosja e shenjave është bërë në prezencën e drejtorit për transformim të Komunës së Prishtinës, Gëzim Kastrati, i cili ka nënshkruar procesverbalin e inspektorëve të ITK-së për ndalim të punimeve dhe është zotuar se do të ndjekin procedurat për pajisje me miratim nga Institucionet e Trashëgimisë Kulturore sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore dhe akteve të tjera përcjellëse”.
Në fund thuhet se Inspektorati për Trashëgimi Kulturore dhe Institucionet e Trashëgimisë Kulturore do të njoftojnë për gjitha veprimet e mëtutjeshme në procedurë.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka inauguruar të hënën fillimin e punimeve në sheshin “George Bush” në Prishtinë, në kuadër të projektit për zgjerimin e sheshit të kryeqytetit, njofton KosovaPress.
Sipas bashkisë, ky projekt synon krijimin e më shumë hapësirave për këmbësorë dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt transformimit të qendrës së qytetit, përcjell KosovaPress.
Punimet në këtë projekt, i cili kap vlerën e mbi 18 milionë eurove, pritet të zgjasin një vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

Punimet në teatrin “Avdush Hasani”, Bulliqi: Një investim i rëndësishëm për kulturën në qytetin tonë

Rama: Shkolla e re “7 Shtatori” do të hapë dyert si institucion modern profesional në shtator

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker