Ka ndërruar jetë këngëtari i mirënjohur prizrenas, Nijazi Bytyqi.

Këngëtari që për shumë dekada i ka kënduar dashurisë, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare.


28379237 2532324913658485 2716385509077653135 n

I ndjeri konsiderohej si një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar të gjeneratës së vetë, ku gjatë karrierës së vetë ka pasur një numër të madh të këngëve.

Nijazi Bytyqi, ishte ndër këngëtarët e parë të muzikës zbavitëse në vendin tonë, ndërsa gjithashtu shquhej për interpretim të shkëlqyeshëm të këngëve qytetare.

28660710 2532325250325118 4007329871214512655 n e1520152150474

Djali i këngëtarit, kitaristi Elvis Bytyqi përmes llogarisë personale në Facebook, ka bërë të ditur se sot do të bëhet varrimi i të ndjerit në ora 12:00 në varrezat e qytetit në Prizren.

Më poshtë po i sjellim disa prej këngëve më të mira të këngëtarit të ndjerë. /Telegrafi/