Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare Dom Gjergj Simoni, dëshmitar dhe bashkëvuajtës me Martirët e Kishës gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri.
Pas rrëzimit të komunizmit, Dom Gjergj Simoni bashkë me vëllanë e tij, ipeshkvin Zef Simoni, ndihmoi për rihapjen e kishave dhe institucioneve fetare dhe shërbeu për 17 vjet në famullinë e Dajçit, në Shkodër, duke u bërë ndër të parët meshtar që nisën shërbesat fetare në disa famulli.
Duke njoftuar ndarjen e tij nga jeta, arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra u shpreh se vdekja e Dom Gjergj Simonit ёshtё humbje e madhe, sepse ai ishte një thesar i çmuar pёr Kishёn e pёr tё gjithё shqiptarët.
Dom Gjergj Simoni lindi më 8 dhjetor të vitit 1933 në qytetin e Shkodrës, në një familje me origjinë qytetare. Në mesin e viteve ‘60-të, Gjergj Simoni vazhdonte të punonte si punëtor në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, ndërsa vëllai i tij Zefi punonte si llogaritar pranë Arqipeshkvisë së Shkodrës.
Gjatë periudhës së diktaturës, Dom Gjergj Simoni u arrestua dhe u dënua me 10 vite burgim, nga të cilat ai vuajti 9 vite e 19 ditë në kampet e Ballshit, Qafë Barit dhe Spaçit.
Gjyqi ndaj tij filloi në prillin e vitit 1977 me aktakuzën “Agjitacion e propagandë të mbyllun”. Në vitet e fundit të jetës, dom Gjergj Simoni kujton se si gjatë seancës së gjyqit u lexuan gjashtë poezi të tijat, ku aludonte hapur kundër regjimit. “Ndërsa poezinë “Letër Luciferrit”, kujton ai, nuk e lexuan, pasi ajo fliste kundër Enver Hoxhës dhe ata nuk mund ta lexonin”.
Pas vitit 1967, kur në Shqipëri nisi mbyllja e kishave dhe institucioneve të tjera fetare, Gjergj Simoni, në fshehtësi, mori nga arqipeshkvia dokumente dhe objekte me vlerë dhe i groposi në oborrin e shtëpisë së tij për t’i shpëtuar nga rënia në duart e ish sigurimit të shtetit.
Pas vuajtjes së dënimit me burg e punë të detyruar, më 21 prill 1991, Dom Gjergji u shugurua meshtar. Ndërsa, 30 vjet mbas lirimit nga burgu, Autoriteti i Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit i dorëzoi Dom Gjergj Simonit dosjen nr. 11628.A, 11628.1 dhe 13588/1, që përmbajnë materialet e përdorura nga ish sigurimi i shtetit si “prova” kundër tij./VOA
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sela: Sot shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Taravari, Ahmetit: 22 vjet ishe në pushtet, s’ndërtove asnjë rrugë që lidhë Maqedoninë me Kosovën!
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit