LAJMI I FUNDIT:

NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe planin evropian – çfarë deklaroi zëvendësndihmës sekretari i NATO-s pas vizitës në Prishtinë?

NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe planin evropian – çfarë deklaroi zëvendësndihmës sekretari i NATO-s pas vizitës në Prishtinë?

Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë, Javier Colomina ka qëndruar të martën në Prishtinë, ku është takuar me kryeministrin Albin Kurti, komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Colomina pas takimit me Kurtin dhe komandantin e KFOR-it në një postim në Twitter shkruan se NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE dhe planin evropian.

“Më vjen mirë që isha në Prishtina, ku takova kryeministrin Albin Kurti, komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it.


NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimin Evropian dhe planin e propozuar nga BE-ja për të ecur përpara.

NATO, KFOR do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e tij të OKB-së”, shkruan Zëvendësndihmës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë.


Colomina ka shkruar edhe pas takimit me komandantin Ristuccia, ndërsa thekson se KFOR luan rol thelbësor në sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit shumë gjeneral Ristuccia për pritjen tuaj të ngrohtë. NATO, KFOR luan një rol thelbësor në sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shkruan në Twitter.


Për takimin Kurti-Colomina ka njoftuar edhe nga Kryeministria.

Kurti priti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, theksoi përkushtimin për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë
Lexo po ashtu Kurti priti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, theksoi përkushtimin për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë

Në një njoftim për media thuhet se Kurti e falënderoi Colominan për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Kosovën si dhe kontributin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai e njoftoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për situatën e sigurisë në vend, për synimet e institucioneve të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO si dhe vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në tërë territorin e Kosovës.

Kurti gjithashtu theksoi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe vullnetin për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në botë, krah NATO-s dhe partnerëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori