LAJMI I FUNDIT:

Nasim Haradinaj: Agim Ramadani, Sali Çeku e Rrustem Berisha ishin njerëzit e dëshpëruar të FARK-ut (Video)

Nasim Haradinaj: Agim Ramadani, Sali Çeku e Rrustem Berisha ishin njerëzit e dëshpëruar të FARK-ut (Video)

Nasim Haradinaj nga OVL UÇK, ish-komandant në Betejën e Koshares, ka thënë se Agim Ramadani ishte dëshpëruar pse ishte tërhequr nga fronti në Junik.

Haradinaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk duhet të kemi frikë ta pranojmë se ka pasur dy grupe që janë bashkuar në Koshare.

Ai ka thënë se Agim Ramadani, Rustem Berisha, Seli Çekaj kanë dashur të mbështeten te UÇK-ja. Sipas tij ata kanë qenë pjesa e revoltuar e FARK-ut.


“Këta kanë qenë pjesa e mbetur anash edhe prej FARK-ut edhe prej betejës. Ata donin të luftonin për Kosovën. Këta e kanë ndier veten të zhgënjyer dhe e kanë ndier veten keq që kanë dalë nga fronti”.

“…Edhe Sali Çeku edhe Rrustem Berisha, Agim Ramadani kanë vepruar nën komandën e Haziz Hysenit në Junik. Këta kanë dalë kur ka ra Juniku-tri ditë përpara. Ata kanë qenë çdoherë të dëshpëruar me të gjithë sepse nuk ju është ofruar ndihmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nasim Haradinaj thotë se këta janë larguar nga Juniku pa urdhër të komandantit.

Ai thotë se këta kanë qenë pjesa që kanë dashur të luftojnë e “jo të bëjnë filma”.

“Betimi i Agim Ramadanit ka qenë të arrijë deri në Junik dhe ka thënë se nëse arrin aty nuk do të ndalet deri në Zhegër”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori