Gruaja e narko-bosit meksikan Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara nën dyshimin se edhe vetë ka kontrabanduar drogë.

Emma Coronel Aispuro, 31-vjeçe, është kapur në aeroportin ndërkombëtar Dalls. Ajo akuzohet për pjesëmarrje në shpërndarjen e kokainës, amfetaminës, heroinës dhe marihuanës, transmeton Telegrafi.


Coronel si vajzë ka marrë pjesë në garën për Miss gjatë vitit 2006, gjithashtu ka fituar në Miss në qytetin Kanelas në shtetin Durango.

1 223

Siç raporton Deutsche Welle, autoritetet meksikane supozojnë se ajo asokohe tashmë ishte përfshirë në tregtimin në lëndë narkotike.

Kështu nuk është për t’u çuditur që si 17-vjeçare është njohur “me burrin e ëndrrave të saj”. Guzman i njohur me nofkën El Chapo (i vogli), asokohe ka qenë në krye të kartelit famëkeq Sinaloa.

2 63

Pavarësisht dallimit në vite (El Chapo është 32 vite më i vjetër) ka qenë një dashuri në shikim të parë.

“Nuk më ka bërë për vete me dhurata, por më mënyrën se si është sjellë me mua”, ka thënë Coronel gjatë një interviste.

3 46

E në ditëlindjen e saj të 18-të, çifti i lumtur u martuan në kishë, e kjo ishte martesa e katërt e El Chapos.

Pas martesës, Coronel bëri një jetë relativisht normale dhe studionte për gazetari në Universitetin e Sinaloas. Por më 2011 shkoi në Kaliforni, ku solli në jetë binjakët.

4 34

Megjithatë, emri i babait në certifikatat e lindjes nuk figuronte fare. Është e kuptueshme, sepse autoritetet amerikane tashmë kishin lëshuar urdhër arrest për arrestimin e El Chapos – madje kishin ofruar një shpërblim prej pesë milionë dollarë për çfarëdo informacioni që do të ndihmonte në kapjen e tij.

E vetë Coronel thotë se rrallë herë takohet me bashkëshortin dhe atë në raste të caktuara. Në opinion mohonte akuzat se nuk e dinte se çfarë pune bën bashkëshorti i saj, dhe se kurrë nuk e kishte parë me armë në dorë.

5 29

Por policia amerikane nuk pajtohet me këto informacione: gruaja e re e njohur mirë me sistemin e kontrabandimit të drogës, e në disa raste ka bërë tregti me kokainë, heroinë e marihuanë duke i transportuar matanë kufirit.

Përveç kësaj, për Coronelin besojnë hetuesit se është e përfshirë në organizimin e arratisjet se bashkëshortit nga një burg në Meksikë gjatë vitit 2015. Arratisja ishte kryer në stilin e filmave aksion të Hollywoodit: El Chapo është arratisur nga dritarja e tualetit, përmes një tuneli prej 1.6 kilometrave - në fund të cilit e priste një motoçikletë.

6 20

Coronel ishte përkujdesur për formimin e ekipit që do të asistonte në arratisjen e bashkëshortit. Vazhdimisht i kishte bërë presion autoriteteve meksikane që bashkëshortit të saj t’i miratojnë disa benefite.

9 10

Shikuar nga jashtë, ajo bën një jetë modeste familjare, përjashto ekseset siç ishte ai me zbukurime Barbie prej 20 mijë dollarëve me rastin e ditëlindjes së binjakeve. Në vitin 2019 kishte pasuar shoku: gjykata e Nju Jokrut bashkëshortin e saj e dënoi me burgim të përjetshëm pa mundësi kërkesë për lirim.

7 12

El Chapo akuzohet për vrasjen e tremijë njerëzve, ku rrallë herë kishte hezituar të urdhërojë ekzekutimin e rivalëve. Madje në gjykatë, ku Coronel ishte dëshmitare në ditën e gjykimit dhe nga distanca i dërgonte puthje partnerit, kishte pranuar më në fund se e dinte me çfarë punë merrej bashkëshorti.

8 14

E derisa El Chapo është në burg, bashkëshortja e tij është shndërruar në influencere dhe mbush rrjetet sociale me fotografi me luks të pafund. Por, tani ajo është në burg. /Telegrafi/