Napoli ka arritur të bëj një goditje të madhe, edhe pse mungon ende zyrtarizimi.

Mesfushori francez, Tanguy Ndombele do të jetë përforcimi më i ri në mesfushë për skuadrën e Luciano Spallettit.


25-vjeçari nuk ka qenë në planet e trajnerit Antonio Conte te Tottenham Hotspur me klubin londinez që ka vendosur ta huazojë atë në Serie A.

Ndombele 2

Ndombele do të udhëtojë sot drejt Italisë për t'i kryer vizitat mjekësore, para se të zyrtarizohet huazimi i tij një vjeçar te Napoli.

Napoli do të paguaj një milionë euro për huazimin e lojtarit me opsion blerje prej 30 milionë euro në fund të sezonit.

Francezi edhe edicionin e kaluar ishte i huazuar te Lyon, por klubi nga Ligue 1 nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes në fund të sezonit. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app