Napoli nderon Hamsikun - Ai shënon golin e 117, në minutën e 17, me fanellën me numrin 17 (Foto)

Marek Hamsik padyshim është një nga lojtarët më të mirë në histori të Napolit.
Pasi e theu rekordin e Diego Armando Maradonas me 116 gola të shënuara në histori të Napolit, klubi kishte prodhuar fanella të veçanta për të.
Në ndeshjen e sotme ndaj Crotones ato u veshën nga skuadra në shenjë respekti për sllovakun.
Ai ka shënuar golin e katërt sezonal kundër Crotones, në pjesën e parë, ndërsa të 117-tin me fanellën e Napolin.
Por goli ishte i veçantë, pasi u shënua në minutën e 17-të, nga lojtari që mban fanellën me numrin 17-të dhe ishte i 117-ti në karrierë për këtë klub.

Hamsik është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori të këtij klubi.
Ky është sezoni i 10-të i sllovakut te Napoli. /Telegrafi/















































