Napoli ka njoftuar zyrtarisht se Axel Tuanzebe është transferuar si huazim për gjashtë muaj nga Manchester United dhe ai mund të bëjë debutimin e tij që nesër kundër Sampdorias.

Qendërmbrojtësi ishte në Napoli në fillim të kësaj jave për ekzaminimet mjekësore dhe për të nënshkruar dokumentet, më pas u kthye në Angli për të përfunduar aplikimin për vizë.


Tuanzebe ka mbërritur si huazim gjashtëmujor deri më 30 qershor 2022, pa mundësi blerjeje.

Ai kishte qenë i huazuar në Aston Villa deri më tani këtë sezon, por ajo marrëveshje u ndërpre me pëlqimin e ndërsjellë pasi Napoli bëri një ofertë.

Tani është një garë me kohën për të regjistruar Tuanzeben dhe për të qenë pjesë e skuadrës së Napolit kundër Sampdorias për ndeshjen e së dielës në Serie A.

24-vjeçari është kryesisht një qendërmbrojtës, por mund të luajë edhe në rolin e mbrojtësit të djathtë kur nevojitet. /Telegrafi/

telegrafi sport app