Nainggolan mungon ndaj Juventusit
Radja Nainggolan përfundimisht nuk do të bëjë pjesë në skuadrën e Interit për ndeshjen ndaj Juventusit.
Belgu është lënduar në sfidën ndaj Tottenhamit në Ligën e Kampionëve dhe ishte pritur që të mungojë ndaj Juventusit. .
Këtë mbrëmje Luciano Spalletti ka zbuluar skuadrën e tij, me Nainggolanin i cili nuk është fare i përfshirë.
Nainggolan pritet që të bëhet gati për sfidën vendimtare në Ligën e Kampionëve ndaj PSV-së.
Interi ka nevojë për fitore ndaj PSV-së dhe të shpresojë që Tottenhami të mos fitojë ndaj Barcelonës.
Interi dhe Juventusi përballen të premtën mbrëma në Allianz Stadium. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































