Radja Nainggolan duket se ka konfirmuar se do të largohet nga Roma për Interin duke shkruar se "ndonjëherë bëjnë zgjedhje për ty...".

Mesfushori belg besohet të jetë afër me përfundimin e një transferimi prej 24 milionë eurosh te Interi në Giussepe Meazza.


Lojtari i talentuar Nicolo Zaniolo dhe mbrojtësi italian Davide Santon pritet të shkojnë gjithashtu në anën tjetër si pjesë e marrëveshjes.

Transferimi i tij është përfolur shumë si i kryer me sukses dhe tani ka ardhur edhe një 'konfirmim' nga vet mesfushori belg.

Nainggolan 1 Naiggolan është njëri nga lojtarët më të mirë në Serie A viteve të fundit (Getty Images)

Ninja duket se e ka konfirmuar këtë transferim, duke iu përgjigjur komentit të tifozëve në rrjetin social Instagram.

"Mos besoni se unë jam i lumtur që duhet të largohem nga këtu", shkroi fillimisht Nainggolan.

"Nganjëherë bëjnë zgjedhje për ty", përfundoi belgu.

Nainggolan do të bashkohet me ish-trajnerin e Romës, Luciano Spalletti, në Milano dhe mendohet se tashmë e ka zgjedhur edhe numrin e fanellës. /Telegrafi/

https://twitter.com/RomaThings/status/1009766893035679744

telegrafi sport app