Lajm befasues vjen nga Bayern Munich, ku Julian Nagelsmann është shumë pranë shkarkimit.

Klubi bavarez aktualisht është duke diskutuar këtë mundësi dhe këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Fabrizio Romano.


“FC Bayern seriozisht po mendon ta shkarkojë Julian Nagelsmannin. Vendimi po diskutohet nga brenda dhe klubi mund ta shkarkojë shumë shpejtë”, shkruan Romano.

Sipas tij tashmë dihet kandidati kryesor për trajnerin e radhës dhe është Thomas Tuchel, i cili ka mbetur pa punë që kur Chelsea e shkarkoi.

Edhe pse Bayern Munich mundi mjaft bindshëm Paris Saint-Germain në fazën e parë të eliminimit të Ligës së Kampionëve, nuk po ia del edhe aq mirë në Bundesligë.

Aktualisht ndodhet në vendin e dytë me një pikë më pak se lideri Borussia Dortmund. Në vitin 2023, bavarezët fituan vetëm pesë nga dhjetë ndeshje. Ata barazuan tre herë dhe humbën dy herë.

julian nagelsmann 1 169

Kujtojmë se 35-vjeçari Nagelsmann mbërriti te Bayern Munich në fillim të sezonit të kaluar, kur zëvendësoi Hansi Flick.

Ai ka drejtuar më herët Hoffenheimin dhe RB Leipzigun./Telegrafi/

telegrafi sport app