LAJMI I FUNDIT:

Nagavci reagon pas dyshimit për sulm seksual ndaj një nxënëseje të klasës së parë në Prishtinë

Nagavci reagon pas dyshimit për sulm seksual ndaj një nxënëseje të klasës së parë në Prishtinë

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka reaguar pas disa pamjeve që janë publikuar në rrjetet sociale, ku dyshohet se një një i mitur ka abuzuar seksualisht me një nxënëse.

Nagavci thotë se ende nuk kanë informata zyrtare, por që siguron se do ta trajtojë me prioritet dhe kujdes të veçantë, transmeton Telegrafi.

“Në lidhje me shkrime dhe statuse të shumta që janë publikuar sot rreth një rasti që dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të një shkolle në kryeqytet, edhe pse nuk kemi ende informata zyrtare, ju siguroj se do ta trajtojmë me prioritet dhe kujdes të veçantë. Besoj se njëjtë do të veprojnë të gjitha institucionet kompetente”, ka thënë ajo.


Ministrja ka shkruar tutje se “është shumë me rëndësi që në vazhdimësi të ketë bashkëpunim të plotë në mes të shkollave, prindërve, shërbimeve profesionale e institucione tjera përgjegjëse”.

“Të gjithë së bashku duhet të punojmë shumë për edukim dhe në mënyrë që t’i eliminojmë dukuritë negative nga shkollat dhe shoqëria jonë. Meqë bëhet fjalë për fëmijë të mitur, i ftoj të gjithë që të përmbahen nga çdo deklaratë dhe publikim që përmban të dhëna dhe detaje të cilat mund të dërgojnë në identifikimin e tyre”, thotë më tej ajo në reagim.

Ndryshe, edhe Policia e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një videoje në disa portale, sipas së cilës pretendohet se ka ndodhur një rast i abuzimit seksual në mes të nxënësve në oborrin e një shkolle në kryeqytet.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga zyrtarët e shkollës Policia ka pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për punë dhe mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit.

“Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për punë dhe mirëqenie sociale”, thuhet në njoftim.

Sot në media është raportuar për një rast të abuzimit seksual në shkollën Faik Konica në Prishtinë. Për këtë rast është publikuar edhe një video./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori