Në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrja e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se edhe pse komunat nuk po gjejnë lokacione për çerdhe duke bërë betejë politike me Qeverinë, do të vazhdojnë edhe më tutje, pavarësisht bllokadave nga disa komuna, duke e përfshirë edhe Komunën e Prishtinës, për të hapur çerdhe kudo që ka nevojë.
Nagavci ka thënë se në plotë raste kryetarët e komunave janë në gjendje që të sakrifikojnë interesat e qytetarëve të tyre vetëm që të mos lejojnë që të përmbushen premtimet e Qeverisë.
“Në raport me premtimin tonë për ndërtimin e 160 çerdheve, që është edhe çështja që po sulmohemi më së shumti, mendoj që qëllimshëm po harrohet pjesa e dytë e fjalisë të cilën ne e kemi përmendur në programin tonë ku kemit thënë se do të hapim 160 çerdhe në bashkëpunim me komunat, sepse sipas ligjit është përgjithësi e komunave edukimi para universitar, por mbi të gjitha çdo investim i joni si ministri duhet të bëhet me kërkesën e komunave..
Qeverisjet komunale, kryetarët të komunave në momente kur duhet të ndërmarrin veprime në raport me qytetarët, do të lënë anash betejat politike dhe ajo që po e shohim tashmë është që në plotë raste kryetarët e komunave janë në gjendje që të sakrifikojë interesat e qytetarëve të tyre, vetëm që të mos lejojnë që të përmbushen premtimet që i kemi pasur si qeveri”, ka thënë Nagavci.
E në këtë “thes” më së shumti po përfshihet Komuna e Prishtinës.
Ministrja Nagavci ka shtuar se është takuar personalisht me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama por asnjëherë nuk ka pasur një bashkëpunim në këtë drejtim.
“Po përmendi një rast në komunën e Prishtinës, ne e dimë sa të nevojshme janë kopshtet dhe çerdhet për shkak se edhe numri i prindërve të rinj por edhe numri i popullsisë është shumë më i madh. Kemi ndarë buxhetin e nevojshëm, kemi takuar personalisht disa herë kryetarin, por nuk kemi asnjë bashkëpunim në këtë drejtim dhe unë pres do të vazhdoj edhe më tutje përtej bllokadave obstruksioneve, e pengesave që i kemi, që të realizojmë premtimet tona duke vazhduar ,me intensifikim të gjetjes së zgjidhjeve kreative, ashtu siç kemi bërë deri më tani”, ka shtuar ajo.
Nagavci ka theksuar se edhe në mbështetjen e fëmijëve me asistencë sociale ka pasur pengesa e bllokada të vazhdueshme. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës