Nagavci anuloi përurimin e shkollës dhe çerdhes në Viti, Haliti: E njoftova ministren që punimet nuk kanë përfunduar ende
![Nagavci anuloi përurimin e shkollës dhe çerdhes në Viti, Haliti: E njoftova ministren që punimet nuk kanë përfunduar ende](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/page-33-780x439.jpg)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka anuluar aktivitetet e parapara për sot në qytetin e Vitisë ku në agjendë kishte përurimin e një shkolle dhe një çerdheje në dy fshatra të kësaj komune.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga MASHTI.
“Ju njoftojmë se janë anuluar aktivitetet e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të parapara që të mbahen ditën e sotme në Viti”, thuhet në njoftim.
Anulimi i përurimit të këtyre objekteve siç duket erdhi si rezultat i asaj që në të njëjtat nuk janë kryer ende punimet.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti përmes një njoftimi bëri të ditur se punimet në objektin e ri shkollor në Pozheran dhe çerdhen publike në Drobesh, janë duke u zhvilluar ende.
“Komuna e Vitisë, përmes një shkrese zyrtare më datë 06.01.2025, rreth orës 15:34, është njoftuar nga Ministria e Arsimit se përurimi i objektit të Sh.F.M.U. “Halil Alidema” në Pozheran dhe i çerdhes publike në Drobesh do të bëhet më datë 08.01.2025, me fillim në orën 10:00.
Me këtë rast, unë si kryetar i komunës, i shoqëruar nga inxhinierët komunalë, kam vizituar këto objekte dhe nga inxhinierët është konstatuar se akoma ishin duke u zhvilluar punime. Më pas, si kryetar i komunës së Vitisë, unë kam njoftuar Ministrinë e Arsimit rreth punimeve të papërfunduara, dhe ata janë pajtuar që përurimi i këtyre objekteve të bëhet pasi të përfundojnë punimet”, ka thënë Haliti.
Ai ka shtuar se kërkesë e tij e vazhdueshme ka qenë që punimet e mbetura të finalizohen sa më parë, që objekti të pranohet teknikisht dhe që nxënësit e këtij vendbanimi të vendosen në bankat shkollore me orar të plotë.
“Po ashtu, vlen të përmendet që punimet në këtë objekt shkollor kanë filluar që nga viti 2016. Ndërkaq, lidhur me çerdhen publike në Drobesh të Vitisë, e cila është financuar me buxhetin komunal, ju njoftojmë se do të zhvillohen procedurat e rekrutimit dhe pranimit në punë të stafit përkatës, me qëllim që filizat e rinj t’i pranojmë sa më parë në këtë çerdhe publike”,ka thënë Haliti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Policia në Gjilan: Qendrat e votimit në Gjilan mbyllen pa incidente – vetëm një rast i shkeljes së rregullave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/policia-4-600x360-1-730x440-1-380x233.jpg)
Policia në Gjilan: Qendrat e votimit në Gjilan mbyllen pa incidente – vetëm një rast i shkeljes së rregullave
![Bie numri i votuesve në disa qendra të votimit në rajon të Gjilanit – nga ora 15:00 deri në 19:00 votuan mbi 20 mijë qytetarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votues-380x233.jpg)
Bie numri i votuesve në disa qendra të votimit në rajon të Gjilanit – nga ora 15:00 deri në 19:00 votuan mbi 20 mijë qytetarë
![Rritet numri i votuesve në rajonin e Gjilanit – deri në orën 15:00 votuan mbi 59 mijë qytetarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numer-i-votuesve1-380x233.jpg)
Rritet numri i votuesve në rajonin e Gjilanit – deri në orën 15:00 votuan mbi 59 mijë qytetarë
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe