Një hundë e mbushur plot si rezultat i ftohjeve dhe alergjive është një simptomë e pakëndshme me të cilën shumica e njerëzve vendosin t’u fryjnë fort, gjë që, në fakt, është plotësisht e gabuar
Sipas Dr. Owen Hendely dhe një ekipi studiuesish nga Universiteti i Virginias dhe Universitetit danez Aarhus, fryrja e hundëve mund të shkaktojë kthimin e mukozës në zgavrat e sinusit, shkruan Sixwise, përcjell Telegrafi.
Studiuesit kanë vënë ngjyra kontrasti në zgavrat e hundës të personave dhe një e treta e tyre kërkonin të kolliteshin më vonë, te një e treta tjetër shkaktoi teshtimë, ndërsa grupi i fundit fryu hundët.
Ata më pas matën sasinë e mukozës me një pajisje CT dhe zbuluan se ata që frynin hundët kishin sasinë më të lartë të mukozës në sinuset e tyre.
“Ata që u kollitën ose teshtinin nuk kishin asnjë ngjyrë në asnjërin sinus dhe ata që frynin hundët kishin ngjyrë në një ose edhe më shumë sinuse”, thotë Dr. Hendley.
Kjo shpjegon se problemi ndodh me ftohjet, sepse mukoza zakonisht përmban baktere dhe, duke fryrë hundët me presionin e madh që shkaktohet, bakteret shtyhen vetëm më thellë në sinuse, gjë që e bën ftohjen edhe më keq.
Si të fryni hundët siç duhet:
∙ Nëse mukoza rrjedh nga hunda juaj, atëherë duhet të fshini butësisht hundën tuaj me një fryrje shumë të butë. Hunda fryhet me disa nxjerrje të shkurtra, jo me një fryrje të fortë.
∙ Shmangni fryrjen e hundëve në të dy vrimat e hundës në të njëjtën kohë.
∙ Kur fryni, shtypni njërën vrimë të hundës.
∙ Nëse ndieni se hunda juaj është bllokuar pasi të jeni zgjuar ose shtrirë gjatë gjithë natës, prisni rreth 10 minuta dhe pastaj fryni.
∙ Lani duart pasi keni fryrë hundën, pasi ato shpesh përmbajnë baktere që transferohen nga fasoleta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?