Në një njoftim për media, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) sqaron se mandati i drejtorit të Trepçës ka përfunduar me datë 5 shkurt 2018 dhe se ministri Valdrin Lluka ka pranuar një kërkesë nga ana e ish-menaxherit të Trepça Sh. A. Ahmet Tmava, për qasje në bankë, të cilën e ka refuzuar, duke pasur në konsideratë që kërkesa si e tillë është jo e ligjshme dhe e parashtruar nga një ish-menaxher, të cilit i ka përfunduar mandati.
“Fillimisht na lejoni të sqarojmë për opinionin, që mandati i drejtorit të Trepça Sh. A. ka përfunduar me datën 5 shkurt 2018, andaj, cila do letër “dorëheqje”, është tendencioze, jo e sinqertë dhe nuk krijon pasoja juridike. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është e obliguar që të respektoj afatet dhe dispozitat ligjore për gjithë secilin udhëheqës të cilës do ndërmarrje publike, pra edhe për ish-menaxherin e Trepça Sh. A., Ahmet Tmava”, thuhet në njoftimin e MZHE-së, përcjell Telegrafi.
MZHE njofton se është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.
“Po ashtu, dëshirojmë të potencojmë se që nga marrja e mandatit Ministri Lluka në muajin shtator 2017 ka qenë i angazhuar me të gjitha kapacitetet dhe ka trajtuar me prioritet çështjet që kanë të bëjnë me funksionimin dhe administrimin e Trepça Sh. A., si rezultat jemi në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së anëtareve të Bordit Mbikëqyrës, të cilët janë të vetmit me kompetencë ekskluzive për përzgjedhjen e stafit menaxherial si dhe marrjes së vendimeve strategjike dhe në interes të ndërmarrjes”, vijon njoftimi.
Ministria sqaron se “Me datën 28 shkurt 2018, ministri Lluka ka pranuar një kërkesë nga ana e ish-menaxherit të Trepça Sh. A. Ahmet Tmava, për qasje në bankë, të cilën e ka refuzuar, duke pasur në konsideratë që kërkesa si e tillë është jo e ligjshme dhe e parashtruar nga një ish-menaxher, të cilit i ka përfunduar mandati. Në këtë drejtim, si dhe duke marrë parasysh interesin e punëtorëve dhe në përgjithësi të afarizmit të ndërmarrjes ka kërkuar që autorizimi për të operuar me paranë e ndërmarrjes të bartet tek personat kompetentë, në përputhje me aktet ligjore në fuqi si dhe praktikën e deritanishme”.
“Pretendimet për ndërhyrje të çfarëdo lloji janë të pabaza dhe qartësisht kanë për qëllim keq-informimin e opinionit publik e mbi të gjitha arsyetimin e veprimeve të njëanshme të ish-menaxherit Tmava, i cili pa kurrfarë njoftimi paraprak tek aksionari (në këtë rast Ministria e Zhvillimit Ekonomik), vendos të marrë pjesë në aktivitete, të cilat implikojnë shpenzime financiare për ndërmarrjen e të cilat janë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Në takim me Kurtin, përfaqësuesit e kompanive të mëdha amerikane shprehin interesimin për investime në Kosovë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze