LAJMI I FUNDIT:

Muzikanti vrasës përjashtohet nga festivalet franceze

Muzikanti vrasës përjashtohet nga festivalet franceze

Një yll rocku francez, i cili u burgos për vrasjen e të dashurës së tij të dikurshme, u tërhoq nga një sërë festivalesh, pasi u përball me një reagim të ashpër.

Bertrand Cantat u dënua me tetë vjet burg për rrahjen për vdekje të aktores Marie Trintignant, por u lirua pas vetëm katër vjetësh duke iu rikthyer muzikës.

Një peticion i nënshkruar nga pothuajse 75,000 persona, bëri thirrje për largimin e tij nga një shfaqje e festivalit të Normandisë, ngjarje kjo që mbahet në maj të këtij viti.


Marie Trintignant

Cantat është ish-këngëtari kryesor i grupit Noir Désir, një prej grupeve rock më të suksesshme franceze.

Marie Trintignant ishte një aktore e mirënjohur franceze.

Muzikanti Betrand Cantat rrahu me vdekje të dashurëne tij në një dhomë hoteli në Lituani në vitin 2003.

Vrasja ishte tronditëse në gjithë Francën në atë kohë, por ai u lirua në vitin 2007.

Cantat u kthye në muzikë duke sjell një album të ri në vitin 2013. /Klan Kosova/

Në trend Kultura

Më shumë
GLOBI

GLOBI

Poezi
MALËSORJA MERI

MALËSORJA MERI

Poezi
Drejt një arkitekture ...

Drejt një arkitekture ...

Kulture
E, ç'do të themi për Kasëm Trebeshinën?

E, ç'do të themi për Kasëm Trebeshinën?

Analiza
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit

Kulture
Libri “Naim Frashëri” si një “Naim jete”

Libri “Naim Frashëri” si një “Naim jete”

Kulture
Kalo në kategori