LAJMI I FUNDIT:

Muzeu i Ohrit bllokon ndryshimet në planin urbanistik të Strugës!

Muzeu i Ohrit bllokon ndryshimet në planin urbanistik të Strugës!

Ndryshimet e planit të vjetër të përgjithshëm urbanistik dhe disa plane urbanistike të detajuara për Strugën, janë bllokuar tërësisht, mëson Alsat M, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Autoritetet lokale thonë se më shumë se një vit Muzeu i Ohrit si institucion kompetent rajonal nuk lëshon baza mbrojtëse konservimi pa të cilat me ligj nuk mund të miratohen ndryshimet në planin urbanistik.

Sipas autoriteteve lokale kjo ndikon seriozisht në zhvillimin e Strugës dhe në mundësitë për investime të reja. Ata madje dyshojnë se pas gjithë kësaj qëndron një prapavijë politike.


Nga Enti dhe Muzeu në Ohër pranojnë se një periudhë më të gjatë punojnë mbi bazat e mbrojtjes dhe konservimit, por sigurojnë se i njëjti së shpejti do të dorëzohet në Zyrën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Shkup, për miratim.

“Nuk bëhet fjalë për një vit e gjysmë, por për disa muaj. Do shohim që sa më shpejtë ti rregullojmë bazat në lidhje me Strugë, për t’ua zgjidhur problemin si qytetarëve ashtu edhe komunës. Bëhet fjalë për mos pasje të kohë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë prapavijë. Bazat janë në fazën përfundimtare”, ka deklaruar Tanja Paskali Buntashevska, drejtoreshë e Entit dhe Muzeut në Ohër. Nga Muzeu shprehen se komuna është pajtuar me propozimet e tyre që në vende të caktuara të kryhen hulumtime arkeologjike dhe ajo çfarë do të zbulohet të prezantohet. Me planin e ri të përgjithshëm urbanistik për Strugën janë paraparë më shumë se 20 hektarë sipërfaqe të reja të destinuara për ndërtim./Telegrafi/