Mustafi e Xhaka me paraqitje të mirë: Chelsea 2-2 Arsenal, notat e lojtarëve

Chelsea dhe Arsenal i kanë ndarë pikët në javën e 24-të të Ligës Premier, pasi derbi londinez përfundoi 2-2.
Golat për The Blues i shënuan Jorginho (28’) dhe Cesar Azpilicueta (84’), ndërsa për The Gunners ishin Gabriel Martinelli (63’) dhe Hector Bellerin (87’).
Chelsea ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.77, ndërsa Arsenali u vlerësua me 6.60.

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte mesfushor braziliano-italian që u notua me 8.2.
Shkodran Mustafi e Granit Xhaka kishin një paraqitje të mirë, duke u vlerësuar me 7.2, respektivisht 6.9.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte David Luiz që u ndëshkua me karton u kuq e që u vlerësua me 4.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:


/Telegrafi/

















































