LAJMI I FUNDIT:

Mustafa uron besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes

Mustafa uron besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka përgëzuar sot besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes, duke thënë se kjo festë është një moment reflektimi për forcimin e vlerave njerëzore.

“Të dashur qytetarë të besimit të krishterë. Sivjet, ditën e Krishtlindjes, e festoni në një situatë më të rëndë, këto ditë nuk janë zakonshme për shkak të pandemisë, por me besimin në Zot, me dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve do të tejkalohet edhe kjo sfidë.

Lutjet tona shkojnë për ata të cilët humbën më të dashurit e tyre dhe për të gjithë ata që janë të prekur me COVID-19.


Duke ju uruar shëndet të plotë dhe dashuri në familjet tuaja, shpresoj që kjo festë të jetë moment reflektimi për të forcuar vlerat tona njerëzore. Uroj harmoni e begati, dhe sa më shumë gëzime në familjet tuaja. Për shumë mote, gëzuar Kërshëndellat!” , ka shkruar Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori