LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rruga deri të pavarësia ishte një rrugë me sakrifica dhe mund i një populli të tërë

Mustafa: Rruga deri të pavarësia ishte një rrugë me sakrifica dhe mund i një populli të tërë

Kryetari në detyrë i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë.

Mustafa ka thënë se rruga deri të pavarësia ishte një rrugë me sakrifica dhe mund i një populli të tërë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për ta çliruar shtetin .

“Në këtë 13 vjetor Kosova ka arritur shumë suksese pavarësisht rrethanave sfiduese që i ka hasur gjatë rrugëtimit të saj gjatë këtyre viteve”, ka thënë Mustafa.
Ai ka shtuar se LDK-ja mbetet e përkushtuar që ta ruaj dhe konsolidoj shtetin tonë ngase kjo Republikë është projekt i ynë i përhershëm.


Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 shënon një nga momentet më të rëndësishme në historinë me të re të Kosovës. Rruga deri të pavarësia ishte një rrugë me sakrifica dhe mund i një populli të tërë të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për ta çliruar shtetin.
Projektues i pavarësisë dhe i themelimit të shtetit të Kosovës është arkitekti i saj, Dr. Ibrahim Rugova.
Ai me vizionin e tij properëndimor fitoj mbështetjen e jashtëzakonshme ndërkombëtare sidomos nga SHBA-të që ta përkrahin Kosovën në arritjen e lirisë, krijimin e shtetit dhe po vazhdojnë në konsolidimin e tij.
U jemi mirënjohës përjetësisht Familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre të pareshtura për liri, çlirim dhe shtetndërtim.
Në këtë 13 vjetor Kosova ka arritur shumë suksese pavarësisht rrethanave sfiduese që i ka hasur gjatë rrugëtimit të saj gjatë këtyre viteve.
Rruga e vetme për ta bërë Kosovën shtet të anëtarësuar në BE, NATO dhe OKB, është puna e zellshme në përmbushjen e detyrimeve si shtet si në aspektin e brendshëm, zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit si dhe ruajtjen e partneritetit më SHBA-të, ngase pa ndihmën e tyre sot nuk do festonim çlirimin.
LDK-ja mbetet e përkushtuar që ta ruaj dhe konsolidoj shtetin tonë ngase kjo Republikë është projekt i ynë i përhershëm.
Urime, 17 shkurti, Dita e Pavarësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori