Gjatë një tubimi me banorët e fshatit Sferkë të Klinës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se qeverisja e keqe në Klinë do të zëvendësohet me qeverisjen e LDK-së dhe kandidatit të saj Besim Hoti, i cili do të fitojë në zgjedhjet e 22 tetorit.
“Përkrahja juaj e madhe tregon faktin për nevojën që ka Klina për fitoren e LDK-së dhe kandidatit tonë Besim Hoti. Sferka dhe vota e saj ka qenë me ne, por tani kjo votë duhet të rritet edhe më tepër, sepse është mëse e qartë se qeverisja jonë është më e mira dhe kjo është dëshmuar si në nivelin qendror, ashtu edhe në komunat ku kemi udhëhequr”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se së bashku t’i çojmë përpara proceset perëndimore dhe për këtë arsye duhet t’i japim fund qeverisjes së keqe që tash e sa vjet është instaluar në Klinë.
Kreu i LDK-së ka shtuar se kjo parti e ka mision t’i shërbejë vendit në të gjitha aspektet, duke i kushtuar theks të veçantë zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë e kështu me radhë.
Mustafa e ka vlerësuar lart kandidatin për kryetar të Klinës, Besim Hotin, duke e cilësuar si zgjidhjen më të mirë për Klinën. “Është momenti i fundit që Klina të ketë qeverisje më të mirë, sepse në të kundërtën do të degradohet edhe më tutje”, është shprehur Mustafa.
Fadil Gashi, kryetar i degës së LDK-së në Klinë, ka thënë se prania e kryetarit Isa Mustafa, shefit të Grupit Parlamentar Avdullah Hoti, komandant Anton Qunit, deputetit Naser Rugova dhe gjithë këtyre njerëzve më të mirë që janë këtu, është sinjali i qartë i fitores sonë dhe i kryetarit të ardhshëm Besim Hoti”, ka thënë Gashi.
“Askush më mirë se ju nuk e dini se për dhjetë vjetët e fundit kjo anë ishte harruar krejtësisht nga pushteti lokal, prandaj jeni po ju ata që do t’i jepni fund pushtetit të PDK-së dhe Sokol Bashotës”, ka shtuar Gashi, duke shprehur bindjen për fitoren e LDK-së.
Optimist për fitore është shprehur edhe vetë Besim Hoti, i cili ndër të tjera tha se “gjendemi në Sferkë, në bastionin e LDK-së dhe këtu kemi ardhur të marrim vulën e fitores, pasi këtu kemi fituar që nga viti 1990 e deri më sot”.
“Me ardhjen tonë në pushtet, Sferka do t’i thotë stop injorimit dhjetëvjeçar të pushtetit të deritashëm, anashkalimit dhe keqqeverisjes. Ju garantoj se prioritetet që i keni caktuar vetë, do t’i realizojmë së bashku, duke filluar nga rrugët, ujin e pijes dhe brengat tjera që i keni”, tha Hoti.
Ai i ka ftuar qytetarët e kësaj ane që më 22 tetor të votojnë masivisht dhe më 23 tetor të festojnë së bashku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
E keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve