LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Prodhuesit bujqësor në Istog do ta kenë mbështetjen e ministrisë

Mustafa: Prodhuesit bujqësor në Istog do ta kenë mbështetjen e ministrisë

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vazhduar vizitat në terren, për të parë nga afër veprimtaritë bujqësore dhe gjendjen e fermerëve në komunën e Istogut.

Gjatë ditës, Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova vizitoi kultivuesit dhe përpunuesit e perimeve dhe frutave të kësaj komune, si dhe bazenet për kultivimin e troftave në këtë rajon, ku është njohur nga afër me sfidat që po përballen këta prodhues gjatë kohës së pandemisë.

“Do të vazhdoj të jem pranë fermerëve dhe agro-përpunuesve për t’i motivuar dhe mbështetur, që të mos ketë ngecje në sektorin prodhues dhe përpunues, duke ju siguruar ushqim cilësor familjeve tona”, tha Mustafa.


Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova e njoftoi Mustafën me gjendjen e përgjithshme të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. /Telegrafi/