LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga Qeveria, i mbetet Kurtit të vendosë nëse do të punojë me ta, ose t’i lirojë siç bëri me Hotin

Mustafa: Nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga Qeveria, i mbetet Kurtit të vendosë nëse do të punojë me ta, ose t’i lirojë siç bëri me Hotin

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ai nuk do t’i tërheq ministrat e zëvendministrat e partisë së tij nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Ai tha se megjithëse koalicioni ka rënë mbrëmë, i mbetet kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që të vendosë nëse do të punoj me ata në kohën e pandemisë.

Këtë Mustafa e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se derisa të zgjdhet qeveria tjetër, i mbetet Kurtit të vendos se si të veproj, të punoj me minsitrat apo t’i liroj, siç bëri me zëvendëskryeministrin Hoti.


“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

A do të jetë ​posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Lajme
Kalo në kategori