Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se paralajmërimi i Ministrisë së Shëndetsisë se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik, pasi izolohet përfaqësuesi i popullit.
Mustafa ka shkruar në Facebook se Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e Pacollit për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Ministria e Shëndetësisë po merret me politikë në emër të Covid-19.
Paralajmerimi i kësaj ministrie, se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik. I izolimit të një deputeti. Të përfaqësuesit të popullit!
Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e z. Pacolli për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve.
Ministria e ka vështirë të dëshmojë se nuk ka lejuar raste e raste të shkojnë në shtëpitë e tyre, pas dëshmive që kanë prezantuar për gjendjen e tyre shëndetësore Prandaj nuk ka nevojë ta maltretojnë një deputet dhe një biznesmen të njohur.
Sjellja e tillë e kësaj qeverie është argumenti më i mirë që ajo e arsyetoi rrëzimin e saj.
Mos e maltretoni z. Pacolli, mos u thirrni në parimet që nuk i keni zbatuar ju që e keni shkelur Kushtetutën, sepse votat i kemi. IM”, ka shkruar Mustafa, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, sot gjate ditës, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli u bë krye temë, për shkak të kthimit të tij nga Zvicra në Kosovë.
Pacolli reagoi ashpër ndaj Qeverisë në detyrë, duke thënë se po e pamundësojnë kthimin e tij në atdhe, dhe se ai nuk ka nevojë të qëndrojë në karantinë, pasi që ka qëndruar i karantinuar për dy muaj në Zvicër.
Ndërsa këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, bërë të ditur sot pasdite se kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nga aeroporti i Luganos është nisur për në Kosovë.
Së fundmi këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka shkruar se Behgjet Pacolli po ateron në kryeqytetin e Shqipërisë.
Zaimi ka shkruar në Facebook se kreu AKR-së do të aterojë në Tiranë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar